Panorama (Albania)

"Oxford" e "Cambridge", lider të arsimit të lartë në botë

-

Universite­ti "Oksford" është në krye të renditjes botërore të universite­teve të botës, me "Cambridge" në vendin e dytë, pasi ngjiti dy pozicione nga viti i kaluar, kur ndodhej në vendin e katërt. Një faktor kyç në renditje janë të ardhurat, dhe të dyja universite­tet patën rritje në këtë pjesë vitin e kaluar, pjesërisht në formën e granteve mbi kërkimet të Bashkimit Europian. "Times High Education", që përpilon renditjen, njoftoi se diferencat ishin jashtëzako­nisht të ngushta në kryesim, me të gjitha institucio­net që shkëlqejnë në masat në mësimdhëni­e, hulumtime, citime, pikëpamje ndërkombët­are dhe të ardhura. Por "Oxford" dhe "Cambridge" patën rritje të ndjeshme në të ardhurat totale të tyre institucio­nale, përkatësis­ht 24% dhe 11%, ndërkohë që rivalët e tyre më të afërt, "California Institute of Technology" dhe "Stanford University" kanë parë renie të të ardhurave. Studiuesit gjithashtu kanë theksuar se rreth një e katërta e të ardhurave kërkimore të "Cambridge" dhe një e pesta e të ardhurave të "Oxford" vijnë në formën e granteve të BEsë, një faktor që rrezikohet nga Brexit, dalja e Britanisë nga BE, gjë që mund të paraqiste ndikim dhe ndryshime të mëdha në performanc­ën globale të universite­teve kryesore në Mbretërinë e Bashkuar. Në krye të renditjes globale të 1000 universite­teve në 77 shtete, mbizotëroj­në institucio­net amerikane. Universite­tet e tjera në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e 50 universite­teve të para janë "Imperial College London" në vendin e tetë; "University College London", vendi i 16- të; Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, në vendin e 25- të; Universite­ti i Edinburgut, në vendin e 27- të; dhe "King's College" në Londër, në vendin e 36- të. Studiuesit thonë se gjetjet tregojnë se ka një difer- encë të madhe mes "institucio­neve superelita­re të Mbretërisë së Bashkuar dhe universite­teve të tjera", me vetëm mbi gjysmën e 200 institucio­neve kryesore të Mbretërisë së Bashkuar, që kanë rënë në renditje, sipas BBC.

 ??  ??
 ??  ?? Anëtarë të grupit neonazist, National Action
Anëtarë të grupit neonazist, National Action

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania