Panorama (Albania)

Kosova, e abonuar me humbjet

-

Kosova nuk di të fitojë. Përfaqësue­sja e drejtuar nga Albert Bunjaki pësoi dje humbjen e shtatë radhazi në tetë ndeshje. Përfaqësue­sja kosovare u ndëshkua sërish në minutat e fundit në përballjen me Finlandën, ashtu si disa ditë më parë në ndeshjen ndaj Kroacisë. Një moment hutimi i mbrojtjes kosovare dhe reagim jo i duhur i portierit Ujkani, sollën golin e miqve të realizuar nga Puki. Kosova numëron shtatë humbje në tetë takime, ku ka arritur vetëm një barazim në sfidën e parë të eliminator­eve ndaj Finlandës.

- Kosova e nis ndeshjen në sulm dhe është më kërkuese për golin. Megjithatë, mungon finalizimi përpara portës. Finlandezë­t tregohen më të kujdesshëm. Në një moment, miqtë shënojnë golin e avantazhit, por gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje. Më pas, është Kosova që rrezikon me Valon Berishën, por gjuajtja e tij kalon mbi traversë. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Ndeshja

Fraksioni i dytë nis më mirë për Kosovën që shton forcat në sulm. Në një moment, Valon Berisha gjuan me kokë, por portieri mik reagon mirë duke grushtuar. Në minutat e fundit bie disi ritmi dhe ekipet tregohen të kujdesshme. Kur pritej që sfida të mbyllej në barazim pa gola, janë finlandezë­t që kalojnë në avan- tazh. Në minutën e 83- të ka një aksion nga e djathta për miqtë dhe një prej finlandezë­ve shmang dy mbrojtës kosovarë dhe shërben në zonë për Hamalainen që godet me kokë, pret Ujkani, por e lë sferën aty dhe është Puki që përfiton duke shënuar lehtësisht, 0- 1. Pas këtij momenti, Kosova bën gjithçka për të barazuar rezultatin, por nuk ia arrin qëllimit. Edhe pse luhen 7 minuta shtesë, të besuarit e Bunjakit nuk arrijnë që të shmangin dot humbjen. Kosova pësoi humbjen e shtatë radhazi në këtë fazë eliminator­esh, ku ka marrë vetëm një pikë në barazimin 1- 1 që ka arritur në sfidën e parë në Finlandë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania