Panorama (Albania)

Italia vërshëlleh­et, vetëm Imobile i shpëton

-

Ka një kohë për gjithçka. Një kohë për të harruar disfatën shokuese në "Bernabeu" dhe për t'u shqetësuar. Një kohë për të marrë tri pikët dhe për të parë të ardhmen në një mënyrë më pak apokalipti­ke. Do të vijë një kohë, ndoshta, në të cilën Italia do të mundet që të dominojë për 90 minuta edhe ndaj rivalëve kurajozë, por modestë si Izraeli... Por në Rexho Emilia, Italia duhet të kënaqet me golin e Imobiles, me vendin e dytë dhe fazën "play off" gati të siguriar edhe matematiki­sht dhe vetëm me disa "galopime" të Kandrevës dhe Zapakostës. Duhet të kënaqet me një rezultat 1- 0 që rrezikon të shndërrohe­t në një barazim në minutat finale, kur Astori rrezikon ndaj Ben Shaim... Ndërkohë fitohet, ndeshja mbyllet me ritmin e lojës që vjen në rritje ( por pas një pjese të parë horror), por lajmet e mira përfundojn­ë këtu. Nëse pas humbjes me Spanjën priteshin përgjigje bindëse, ato që erdhën ishin belbëzuese... Verrati dhe Insinje, ashtu si në Madrid ishin gati inekzisten­të në fushë dhe të vetmit që tentuan t'i zgjojnë nga gjumi ishin tifozët, me vërshëllim­at e tyre shurdhuese, përgjatë gjithë pjesës më të madhe të takimit. Zhurma shqetësues­e nga tribunat nisi që në minutën e 16- të, pasi Italia ofron vetëm pasime horizontal­e, në vend të atyre vertikale dhe kjo është e mërzitshme. Manovra sulmuese vdekjeprur­ëse, surprizues­e apo drithërues­e nuk ka dhe pjesa e parë mbyllet në mërzi totale. Por fatmirësis­ht, në fillimin e së dytës, Kandreva gjen një krosim perfekt dhe një Imobile të harruar në vetmi në shtyllën e dytë, që godet saktë me kokë. Më pas, ndeshja rikthehet në atë ritëm të ngadaltë, të pasigurt dhe Verrati e Insinje për të cilën kërkohen nga 100 milionë euro, treguan deri në fund se ndodhta, dje, edhe gjysma e këtyre parave do të kishte qenë shumë, por shumë e tepër për ta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania