Panorama (Albania)

Spanja shkakton tërmet "8 ballësh" në Lihtenshte­jn

-

Spanja e Hulen Lopeteguit konfirmohe­t si përhera, një makineri golash. Furitë e Kuqe, pasi deklasuan Italinë në "Bernabeu", shëtitën në Vaduz, duke e mposhtur Lihtenshte­jnin 8- 0. Dopietat e Moratës dhe Aspasit, por edhe golat e Ramosit, Iskos, Silvës dhe autogoli i Gopel në fund, vulosën suksesin më të thellë në historinë e kombëtares iberike në transfertë ( kishin arritur tre herë të fitonin 6- 0, dy herë ndaj San Marinos 1999 dhe 2005 dhe Azerbajxha­nit 2009). Spanja ngjitet kështu në kuotën e 22 pikëve, 3 më tepër se Italia dhe tashmë kualifikim­i i tyre në Botërorin rus është vetëm një formalitet.

Kronika - Monologu i miqve nisi që në minutat e para. Në harkun e 16 minutave, Spanja shënoi tre herë, me Serxho Ramosin me kokë pas një krosimi të David Silvës, me Moratën në pozicion jashtë loje, gjithnjë me kokë pas asistit të Iniestës dhe me Iskon, fryt i një gabimi të rëndë në rivënie të portierit Jehle. Sulmuesit të Çelsit iu anulua padrejtësi­sht edhe një gol i rregullt për pozicion jashtë loje në 26'. Në minutën e 39- të është sërish Spanja që gjen golin e katërt me një goditje gjeniale dënimi nga Silva, e cila përfundon në trekëndësh. Një minutë më vonë vjen goditja e parë e vendësve me Polverinon, por De Gea kontrollon pa probleme. Jehle ishte autor edhe i dy pritjeve shpëtimtar­e ndaj Moratës dhe Iskos. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshon dhe Spanja vazhdon të asfiksojë Lihtenshte­jnin. Në 51', Iago Aspas dërgon në rrjetë gjuajtjen me kokë të Moratës që goditi traversën. Tre minuta më vonë, Aspas shërben Moratën dhe në 63' Aspas vulos edhe dopietën e tij personale pas një topi të goditur nga Pedro dhe pritur nga Jehle. Në minutën e 89- të, Gopel e dërgon krosimin e Deulofeut në rrjetën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania