Panorama (Albania)

Akademia mbrohet me “amanetin” e Dritëroit, Fuga: Mos manipuloni me të vdekurit e mëdhenj

ZBARDHET PROJEKTI, SI DO SHKRIHEN AGJENCITE NGA MINISTRIA E ARSIMIT, KRIJOHET QENDRA E KERKIMIT SHKENCOR

- TIRANE

“Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Me këtë prononcim të shkrimtari­t dhe ish- politikani­t Dritëro Agolli përpara vdekjes, është “mbrojtur” dje Akademia e Shkencave, pas sulmit që iu bë, jo vetëm nga Kryeminist­ri i Shqipërisë, por edhe opinioni publik. Asambleja e ASH- së zhvilloi dy ditë më parë zgjedhjet për kryetarin dhe nënkryetar­in, që nga ana ligjore rezultonte të ishte e rregullt dhe transparen­te ( gjithçka u zhvillua përpara syve të medias), por mungesa e më shumë se një kandidati për postet përkatëse, e bënte garën të paqenë. Pas zgjedhjes së Kryesisë së re, që në të vërtetë ishte veç një shkëmbim vendesh mes kryetarit dhe nënkryetar­it të Akademisë së Shkencave, Kryeminist­ri Rama deklaroi se kjo ishte një farsë dhe se ai do t’ia priste fondet këtij institucio­ni. “Meqë ‘ Akademia’ zgjodhi farsën, uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universite­tit për kërkim shkencor”, është shprehur Rama. Ishte e vështirë që dje, përveç akademikëv­e, të gjeje dikë që mbronte jo Akademinë, por procesin e zhvilluar atje. Dje, pas deklaratav­e për prerje fondesh e marrje godinash, ASH ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale një pjesë nga intervista­t e fundit të Dritëro Agollit. Si një anëtar i Akademisë së Shkencave, si një njeri që i njihte të dyja anët e medaljes, Agolli do të shprehej se Akademia e Shkencave duhej të forcohej dhe jo të shthuret. ASH e ka quajtur një “amanet të fundit” të Dritëro Agollit për Akademinë e Shkencave. AGOLLI PËR AKADEMINË “Akademia e Shkencave është një institucio­n që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universite­te me emër. Akademia e Sh- kencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje. A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë Akademinë e tyre të Shkencave maqedonasi­t, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon Akademinë e vet dhe mirë bën. Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë, akademitë detyrimish­t duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thosha se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra. Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen? Reforma është çështje men- dimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu, kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për sh- kak të qëndrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam.

Do të ishte një gabim i madh të bëheshin reforma për ta zvogëluar akoma. Shkenca shqiptare ka shumë kundërshta­rë, tezat e kësaj shkence nuk mund të braktisen, të lihen jetime. Përkundraz­i, Akademia vetë duhet të lëvizë, të përtërihet, të gjallërohe­t, dhe qeveria duhet ta mbrojë, ta mbështesë, ta dëgjojë, ta përfillë. T’i kërkohet përgjegjës­i Akademisë për të ndryshuar pozitivish­t, por mendimi për ta kufizuar rolin e saj dhe, aq më keq për ta zhbërë, nuk duhet t’i shkojë askujt në mend. Akademia e Shkencave nuk është një çështje qeveritare, është çështje kombëtare”.

 ?? ( MAJTAS) ?? AKADEMIKU ARTAN FUGA DRITERO AGOLLI
( MAJTAS) AKADEMIKU ARTAN FUGA DRITERO AGOLLI
 ??  ?? GUDAR BEQIRAJ, KRYETARI I RI I AKADEMISE SE SHKENCAVE
GUDAR BEQIRAJ, KRYETARI I RI I AKADEMISE SE SHKENCAVE
 ??  ?? Dritëro Agolli
Dritëro Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania