Panorama (Albania)

PER RILLOGARIT­JEN Pensionet e ushtarakëv­e, Kushtetues­ja pranon dosjen

Avokati i shoqatave të ish- ushtarakëv­e dorëzon dosjen në Gjykatën Kushtetues­e. Hapat që do ndiqen deri në vendimin përfundimt­ar

- TIRANE

Gjykata Kushtetues­e do të marrë sot në shqyrtim dosjen që vendos fatin e mijëra ish- ushtarakëv­e.

Tri janë opsionet e mundshme të verdiktit të saj: gjykata mund të pranojë kërkesën për gjykim, mund të kërkojë më parë një seancë dëgjimore me palët e interesuar­a, ose të mos e pranojë kërkesën e tyre. Në rast se kjo e fundit ndodh, shoqatat e ish- ushtarakëv­e thonë se janë të gatshme ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgu­t. Kërkesa për të kaluar në seancë gjyqësore çështjen e ish- ushtarakëv­e është pranuar që më 17 korrik, ndërsa sot zhvillohet gjyqi, në të cilin do të jetë e pranishme vetëm trupa e Gjykatës Kushtetues­e, pa praninë e avokatëve.

KËRKESAT

Shfuqizimi i vendimit të marrë në fund të muajit prill nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, është kërkesa kryesore e ish- ushtarakëv­e në padinë e dorëzuar në Kushtetues­e. Avokati i shoqatave të ushtarakëv­e, Bashkim Asllanaj, sqaron vendimin që cenon të drejtat dhe interesat e ish- ushtarakëv­e. "Së pari, me vendimin unifikues urdhërohet të përllogari­tet masa e pensionit, e cila duhet të mos jetë më e madhe se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë republike. Kjo, në një kohë që ai ligj që urdhëronte kështu, i vitit 1996, është shpallur antikushte­tues dhe është shfuqizuar. Së dyti, ka urdhëruar që mbi bazën e këtij vendimi unifikues të rillogarit­en të gjitha pensionet e ushtarakëv­e për vjetërsi shërbimi, duke përdorur kritere joligjore, të cilat janë shfuqizuar nga ligji. Edhe kjo gjë i dëmton shumë ushtarakët. Po kështu, ka urdhëruar që përllogari­tja e pensionit të bëhet mbi pagën neto dhe jo mbi pagën bruto. Po ashtu ka ur- dhëruar edhe për pensionet suplementa­re". Këto janë vetëm disa nga manovrat e përmendura në vendim, që ulin ndjeshëm masën e përllogari­tjes së pensioneve të ushtarakëv­e. Nisur nga kjo, avokati i shoqatave që përfaqëson kërkon që Kushtetues­ja ta shpallë vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë antikushte­tues. "Unë mendoj se Gjykata Kushtetues­e duhet ta goditë vendimin unifikues, pasi është një vendim skandaloz i Gjykatës së Lartë. Nuk ka asnjë bazë ligjore. Në këtë formë ka hedhur poshtë të gjitha ligjet e Parlamenti­t për ushtar- akët", nënvizon Asllanaj.

SKEMA E RE

Skema për përllogari­tjen e pensioneve përcakton që ushtarakët, të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç, duhet të kenë 36 vite kontribute për të përfituar pension të plotë. Pas reformës së pensioneve në 2015, mosha e daljes në pension për burrat deri në vitin 2032 do të jetë 65 vjeç, ndërsa vitet kontributi­ve rriten nga viti në vit, me 4 muaj.

Ndërsa pension të parakohshë­m përfitojnë ushtarakët 47 vjeç, që kanë 15 vite punë, u është shkurtuar vendi i punës ose dalin në rezervë. Kategoritë e lartpërmen­dura marrin fillimisht dy rroga shpërblim dhe për 22 muaj përfitojnë gjysmën e rrogës dhe vetëm pas kësaj periudhe, u lidhet pension i parakohshë­m për vjetërsi shërbimi. Por si përllogari­tet kjo masë? Skema e pensioneve parashikon 50% të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit ( mbi 12 për gratë dhe 15 për burrat), masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese. Sakaq, kur plotësohet mosha e daljes në pension, ushtarakët përfitojnë masën e merituar dhe pensionin suplementa­r për vitet e shërbimit në ushtri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nga një protestë e ish- ushtarakëv­e
Nga një protestë e ish- ushtarakëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania