Panorama (Albania)

Fuga: S’e mbrojtët Dritëroin kur i hodhën baltë

“Tani që ia kanë nevojën, e ngrenë edhe nga Toka ku ka rënë!”

- ARTAN FUGA

The game is over! Në pritje se çfarë do të bëhet me Akademinë e Shkencave, më duket se çështjet dolën, forcat u ballafaqua­n. Të shohim se çfarë do të bëjë kryesia e ri- ricikluar dhe Qeveria.

Ata e kanë topin tani, uroj që Akademia të reformohet, me një drejtim të ri, dhe uroj po ashtu që qeveria, po qe se kjo nuk ndodh, të na presë financimet !

Koha e parave pa punë ka përfunduar në botën moderne, më 4 gusht 1789! Pa punë, nuk ka financime, miti i Akademisë ka rënë, Mbreti është lakuriq, lërini Çabejin, Budën e korifenjtë e tjerë, mos manipuloni me të vdekurit e mëdhenj, hajdeni me të gjallët, ata fatmirësis­ht, nuk janë më të shihnin se ku është katandisur Akademia e tyre!

Kështu thoshte edhe Dritëroi i ndjerë, reformim nga brenda, se Kryesia as të vdekurit nuk po i le rehat, kur nuk e mbrojnë të gjallët, adresohet në botën tjetër, por kur reformim nuk ka, çfarë përfundimi del, sipas mjeshtrit të madh të mendimit, Agolli?

Se Kryesia nuk e mbrojti Agollin, kur ditët e zisë për të disa hodhën baltë !

Unë i dola Zot ashtu modestish!

Tani që ia kanë nevojën, e ngrenë edhe nga Toka ku ka rënë!

Boll! Koha e debateve mbaroi për mua, deri në një eveniment të dytë! Më shumë fillon mërzia!

Ndërkohë, prioritet për mua mbetet përfundimi i librit “Shoqëria në kohën e komunikimi­t masiv dixhital”, që Papirus do të nxjerrë në Panairin e Librit në nëntor 2017.

Atje, miq do të takohemi si vitin e kaluar, kur pata nderin dhe kënaqësinë të shtrëngoj dorën me 1.114 vetë prej Jush!

Si edhe pasioni im për lulet. Më pëlqen edhe të flas, kuvendoj, edhe debatoj shpesh edhe me këtë lule kauçuku. Bimë e bukur që më tërheq vëmendjen!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania