Panorama (Albania)

Ndryshimi i ministrive, lista e 104 agjencive të reja

Kryeminist­risë i hiqen 7 agjenci dhe institucio­ne, por i shtohet Agjencia e Titujve të Pronësisë. Rekordi me Mjedisin

-

Zbulohet lista e plotë e institucio­neve të reja që ka propozuar grupi i punës në Qeveri. Agjencia e Titujve të Pronësisë do varet nga Kryeminist­ri

Grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi i ka paraqitur kryeminist­rit listën e plotë të agjencive dhe institucio­neve që propozohen të mbeten pas shkurtimit të 40 prej tyre. Nga 141 agjenci dhe institucio­ne, do të mbeten 104.

Raporti është hartuar pas studimit që grupi i punës u bëri agjencive sipas varësisë që ato kishin për çdo ministri. Gazeta “Panorama” publikon në mënyrë ekskluzive listën e plotë që është propozuar me institucio­net e reja, sipas secilës ministri, pa bërë ende bashkimin apo shkrirjen e disa ministrive nga kreu i qeverisë. Ajo që bie në sy është propozimi për të qenë nën varësinë e kryeminist­rit Agjencia e Titujve të Pronave, e cila pritet t’i bashkëngji­tet dhe ALUIZNI dhe Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Nga 28 agjenci dhe institucio­ne që kishte në varësi kryeminist­ri, 7 prej tyre janë shkrirë, ose bashkuar me të tjera, duke propozuar 21. Ajo që bie në sy është Ministria e Mjedisit, e cila drejtohej nga LSI gjatë katërvjeça­rit të kaluar. Ministrisë i Mjedisit i shkrihen 21 agjenci nga 23, duke i lënë vetëm dy agjenci, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e Bregdetit ( 4 sipas rajoneve) dhe Inspektora­ti Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave. Në disa nga ministritë, institucio­net dhe agjencitë propozohen të organizohe­n në nivel rajonal, siç ësh- të skema e re e qeverisë, e ndarjes së Shqipërisë në katër rajone zhvillimor­e. Drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit ( në 4 rajone), që vijnë pas shkrirjes së drejtorive të Bujqësisë, ndërsa rekomandoh­et krijimi i një Bordi të Posaçëm pranë Kryeminist­rit për bujqësinë. Në rang rajonal Ministria e Arsimit propozon të ngrejë 4 Drejtori të Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniver­sitar. Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila i është bashkangji­tur me organizimi­n e ri të qeverisë Ministrisë së Shëndetësi­së, do të ngrejë Shërbimin Social Shtetëror në katër rajonet. Po ashtu edhe Agjencia e Sistemit Shëndetëso­r Rajonal do të ngrihet në 4 rajone. Organizimi i ri i agjencive dhe institucio­neve në varësi të Ministrisë së Shëndetësi­së, parashikon ngritjen e 11 drejtorive spitalore rajonale dhe 24 drejtori spitalore bashkiake. Grupi i punës i drejtuar nga Niko Peleshi analizoi 500 institucio­ne varësie, agjenci dhe institucio­ne të ndryshme, të cilat janë të shpërndara në mënyrë joproporci­onale. “Kemi një varietet të madh të punonjësve, nga institucio­ne me 10 punonjës në institucio­ne me 1400 punonjës. Nga analiza që kemi bërë, 20% e institucio­neve kanë më pak se 10 punonjës, ndërkohë që rreth 50% e institucio­neve kanë më pak se 30 persona në staf”, tha Peleshi në prezantimi­n e studimit.

 ??  ?? RAMA NE TAKIMIN E PARE INFORMAL ME MINISTRAT E RINJ
RAMA NE TAKIMIN E PARE INFORMAL ME MINISTRAT E RINJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania