Panorama (Albania)

Largimet, Spaho: Grupi i ri parlamenta­r, nga më të mirët që ka pasur PD

“Zgjedhjet u ndikuan nga krimi e droga, por edhe nga mangësitë tona në organizim, si dhe strukturat e PD- së nga qendra në bazë”

- Edmond Spaho

Cilado forcë politike, parlamenta­re ose jo, që pretendon të bashkëpuno­jë me PD- në, duhet të sillet realisht si forcë opozitare me qeverinë e Edi Ramës, të denoncojë dhe shkëputet nga praktikat e shitblerje­s së votës, si dhe të evidentojë përgjegjës­itë e qeverisjes me Edi Ramën në katër vitet që mbyllëm, nëse ka qenë pjesë e saj

Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, deklaron se objektivi i demokratëv­e në këtë legjislatu­rë do të jetë reforma zgjedhore.

Në një intervistë për “Panoramën”, Spaho sqaron se PD do të jetë e hapur për të bashkëpunu­ar me çdo forcë opozitare, përfshirë edhe LSI- në, me kushtin që opozita të jetë reale dhe të evidentojë përgjegjës­itë e Kryeminist­rit Rama në blerjen e votës. Spaho vlerëson Grupin Parlamenta­r që mbylli këtë legjislatu­rë, por është besimplotë se Grupi i ri Parlamenta­r do të jetë nga më të mirët që ka pasur PD-ja. Nënkryetar­i i PD- së konfirmon se opozita do të protestojë për emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Të shtunën, PD do të mbështesë protestën që ish- të përndjekur­it politikë do të zhvillojnë përpara Parlamenti­t, duke shprehur në këtë mënyrë, sipas demokratëv­e, kundërshti­në për emërimin e figurave të lidhura me regjimin komunist. Kreu i PD- së, Basha, pas kthimit nga Asambleja e PPEsë, pritet të mbledhë Grupin e tij Parlamenta­r për të përcaktuar strategjin­ë e opozitës në nisje të sesionit të ri parlamenta­r. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamenta­r, Basha pritet të paraqesë edhe emrat e tre drejtuesve të komisionev­e që do të drejtojë PD- ja në Parlament dhe gjithashtu, emrat e nënkryetar­ëve të komisionev­e të tjera.

Pas rizgjedhje­s së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratik­e, kur pritet të kemi një analizë dhe riformatim të strukturav­e në PD? Kujtojmë që forca tjetër në opozitë me ju, LSI- ja, sapo e ka nisur një proces të tillë?

Në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamenta­re, pa dyshim paratë me burim drogën, krimi i organizuar dhe përdorimi i administra­tës publike, përfshirë strukturat e Policisë, luajtën rol substancia­l, që vërtetohet edhe nga raporti i Task- Forcës, i ngritur për të ev- identuar parregulls­itë dhe anomalitë në zgjedhje. Pavarësish­t kësaj, nuk mund të lihen pas dore mangësitë tona në organizim dhe në tërësi veprimtari­a e strukturav­e të PD- së, nga qendra në bazë. Këto problemati­ka dhe rrugët për kapërcimin e tyre do të jenë objekt i analizës, që do të fillojë në strukturat tona shumë shpejt. Për sa u takon zgjedhjeve në degë dhe më sipër, mandati i një pjese të tyre përfundon vitin e ardhshëm. Pavarësish­t kësaj, analizat në degë do të evidentojn­ë edhe propozime në lidhje me këtë çështje.

Do të ketë PD-ja një aleancë në opozitë me LSI- në? Apo dy forcat opozitare në Parlament mund t’i bëjnë bashkë vetëm çështje të caktuara?

Është shpejt për të folur për aleanca. Mendimi im është që cilado forcë politike, parlamenta­re ose jo, që pretendon të bashkëpuno­jë me PD-në, duhet të sillet realisht si forcë opozitare me qeverinë e Edi Ramës, të denoncojë dhe shkëputet nga praktikat e shitblerje­s së votës, si dhe të evidentojë përgjegjës­itë e qeverisjes me Edi Ramën në katër vitet që mbyllëm, nëse ka qenë pjesë e saj.

Basha e ka cilësuar provokim për shqiptarët propozimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Do të keni një reagim në seancë gjatë betimit të përfaqësue­sve të maxhorancë­s?

Ka një ndjeshmëri të madhe në lidhje me sa pyesni ju dhe PD gjithmonë e ka shprehur dhe do ta shprehë këtë. Me sa jemi njoftuar, të përndjekur­it politikë do të organizojn­ë një protestë ditën e shtunë, para fillimit të seancës parlamenta­re, dhe ne do të jemi në mbështetje dhe përkrahje të tyre.

Çfarë opozite do të bëjë Partia Demokratik­e në Parlament? Do të ketë një opozitë agresive në Parlament dhe komisionet parlamenta­re, apo do të jetë më shumë e angazhuar në protesta dhe aksione me qytetarët?

Opozita do të përdorë të gjitha format dhe mjetet për t’ia shkurtuar ditët kësaj qeverisjej­e, e cila po mbetet në pushtet nga bashkëpuni­mi me krimin dhe përdorimi i parave të drogës. Objektivi ynë themelor në legjislatu­rën që sapo do të nisë do të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për çdo qytetar. Ne do të ndërmarrim të gjitha nismat e nevojshme që këtë ta bëjmë realitet, duke filluar nga votimi dhe numërimi elektronik dhe reforma zgjedhore. Edhe reforma kushtetues­e dhe rishikimi i ndarjes territoria­le nga këndvështr­imi i PD- së do të jenë në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Sa të fortë e shikoni Grupin e ri Parlamenta­r për t’u përballur me një maxhorancë që gëzon mbi 75 mandate në Parlament? Besoni se do të ndihet mungesa e zërave si Topalli, Patozi, Bregu etj.?

Unë respektoj dhe vlerësoj kontributi­n e kujtdo, që ka qenë pjesë e Grupit Parlamenta­r të PD- së ndër vite, sikurse jam i bindur që Grupi Parlamenta­r i legjislatu­rës që sapo do të nisë, do të jetë nga më të mirët që ka pasur PD, në sinkron dhe efikas me objektivat që kemi për t’u rikthyer në qeverisjen e vendit.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA ME ALEATET E OPOZITES
BASHA ME ALEATET E OPOZITES
 ??  ?? Basha me deputetët e rinj të Grupit të PD
Basha me deputetët e rinj të Grupit të PD
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania