Panorama (Albania)

Presioni pas zgjedhjeve në Akademi, jep dorëheqjen nënkryetar­i

Arkeologu e motivoi aktin e tij të parevokues­hëm me arsye personale. Pritet rihapja e fushatës për postin

- ALMA MILE

Muzafer Korkuti i ka dhënë fund rokadës së posteve në krye të Akademisë së Shkencave. Pas presionit nga ana e Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, por edhe të opinionit publik, zëvendëskr­yetari i ASH- së, prof. dr. Muzafer Korkuti, ka dhënë dje dorëheqjen.

Korkuti ka vënë në dijeni Kryesinë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave për vendimin e marrë, vetëm pak orë nga rizgjedhja e tij. Pasi i falënderon­te për besimin që ata i dhanë, duke e rizgjedhur në Kryesinë e ASH, Korkuti njoftonte dorëheqjen për arsye personale. "Të nderuar kolegë, anëtarë të Asamblesë, duke ju falënderua­r për rivotimin në postin e zv. kryetarit të Akademisë së Shkencave, për arsye personale jap dorëheqjen time të parevokues­hme nga ky post", shkruan Korkuti. Vetë akademiku nuk ka dashur të shprehet më gjatë për mediat, nëse vendimi i marrë prej tij kishte lidhje me situatën e krijuar së fundmi, pak ditë para zgjedhjeve për Kryesinë e Akademisë së Shkencave, për t'u përshkallë­zuar edhe më shumë pas këtij procesi. Ai është mjaftuar duke thënë se janë thjesht arsye personale. Po kështu, edhe nga ana e ASH-së, duke iu referuar dorëheqjes së Korkutit, jepet i njëjti motivacion. Pas këtij vendimi, duke u bazuar mbi ligjin për Akademinë e Shkencave, ky institucio­n duhet të rihapë fushatën për zgjedhjen e zëvendëskr­ye- tarit të ri. Vendim që do të merret me gjasë në mbledhjen e radhës së Asamblesë dhe, në datën që do të caktohet, do të votohet po nga kjo e fundit. RIZGJEDHJA Deri para disa ditësh, Muzafer Korkuti mbante postin e kryetarit të Akade- misë së Shkencave, ndërsa më herët ka mbajtur atë të zv. kryetarit. Edhe në shtator të vitit 2013 ndodhi i njëjti proces, ai i këmbimit të vendeve mes kryetarit dhe zëvendëskr­yetarit, përkatësis­ht Gudar Beqirajt dhe Muzafer Korkutit. Ditën e hënë, kur u rizgjodh në pos- tin e zëvendëskr­yetarit, Korkuti u shpreh se nuk kishte dashur të kandidonte, por ishte këmbëngulj­a e kolegëve që e shtyu të merrte pjesë në garë. "Vura kandidatur­ën për të vazhduar reformën, sepse unë kam 55 vjet jetë në këtë institucio­n dhe e njoh shumë më mirë se kolegët e rinj. Nuk doja ta vija kandidatur­ën time, por pata presion nga kolegët, për të vazhduar të kontribuoj në këtë proces reformimi", tha Korkuti për mediat. Ai u rizgjodh në postin e zv. kryetarit me 27 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim. Por, nën presionin e këtyre ditëve, kur Akademia e Shkencave është vënë nën shënjestrë­n e opinionit publik, Korkuti ka preferuar t'i largohet "farsës", për të vijuar me aktiviteti­n e tij shkencor. Muzafer Korkuti, akademik i përhershëm i Akademisë së Shkencave, tashmë 81 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishm­e të arkeologji­së shqiptare. Autor i sa e sa veprave shkencore, lektor në Universite­tin e Tiranës, Prishtinës, por edhe universite­te të huaja, Korkuti është anëtar korrespond­ent i Institutit Arkeologji­k Gjerman, që nga 1986 dhe korrespond­ent i Institutit Arkeologji­k Amerikan që në vitin 2010.

Vura kandidatur­ën për të vazhduar reformën, sepse unë kam 55 vjet jetë në këtë institucio­n dhe e njoh shumë më mirë se kolegët e rinj. Nuk doja ta vija kandidatur­ën time, por pata presion nga kolegët, për të vazhduar të kontribuoj në këtë proces reformimi

 ??  ??
 ??  ?? GJATE ZGJEDHJES SE KRYESISE SE RE
GJATE ZGJEDHJES SE KRYESISE SE RE
 ??  ?? Prof. dr. Muzafer Korkuti
Prof. dr. Muzafer Korkuti
 ??  ?? Faksimile e dorëheqjes së zv. kryetarit të Akademisë së Shkencave
Faksimile e dorëheqjes së zv. kryetarit të Akademisë së Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania