Panorama (Albania)

Skandali, si i korruptoi Azerbajxha­ni me 2.9 miliardë USD zyrtarët e BE

Skema sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh u përdor për politikanë e gazetarë lobues pro Presidenti­t Ilham Aliyev

-

Një skandal i thellë korrupsion­i dhe pastrimi parash ka përfshirë disa figura të njohura të Këshillit të Europës, që kanë pasur lidhje me raportimet ndaj Azerbajxha­nit, vendit të pasur me naftë.

Zbulimi ka dalë së fundmi në media, me një skemë pastrimi parash të kryer nëpërmjet një dege të bankës së madhe daneze në Estoni, "Danske" m dhe katër kompanive offshore në Mbretërinë e Bashkuar. Në skemë është përfshirë edhe Skocia, pikërisht sepse ishte një vend i padyshuar për kompani offshore apo, siç njihen ndryshe, parajsa për taksat. Elita qeverisëse e Azerbajxha­nit ka operuar një skemë sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh për të paguar europianë të shquar për të blerë mallra luksoze dhe për të pastruar paratë përmes një rrjeti të kompanive të pasura britanike, sipas një hetimi nga "Guardian". Të dhënat e zbuluara tregojnë se udhëheqja e Azerbajxha­nit, e akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion sistematik dhe zgjedhje të manipuluar­a, bëri më shumë se 16,000 pagesa të fshehta nga viti 2012 deri në vitin 2014. Disa prej këtyre parave iu drejtuan politikanë­ve dhe gazetarëve si pjesë e një operacioni lobues ndërkombët­ar për të shmangur kritikat ndaj Presidenti­t të Azerbajxha­nit, Ilham Aliyev, dhe për të promovuar një imazh pozitiv të vendit të tij të pasur me naftë. Nuk ka asnjë sugjerim se të gjithë marrësit ishin në dijeni të burimit origjinal të parave. Ato kanë mbërritur nëpërmjet një rruge të maskuar. Shtatë milionë paund u shpenzuan në Britani për mallra luksoze dhe tarifa të shkollave private. Mjete monetare, të kontribuar­a nga një grup paguesish në Azerbajxha­n dhe Rusi, udhëtuan në kompanitë britanike, të gjitha ortakëri të kufizuara e të regjistrua­ra në Shtëpinë e Kompanive në Londër, nëpërmjet sistemit financiar perëndimor, pa ngritur flamuj të kuq alarmues. Një nga bankat kryesore europiane, "Danske", i ka përpunuar pagesat nëpërmjet zyrës së saj në Estoni. "Danske Bank" pohoi se "pastrimi i parave dhe praktika të tjera të paligjshme" kishin ndodhur. Së pari i ka vërejtur pagesat e parregullt­a në vitin 2014. Rregullato­ri financiar i Estonisë tha se sistemet e dizajnuara për të ndaluar pastrimin e parave në degë kishin dështuar. Skema është quajtur "Lavanderia" e Azerbajxha­nit. Të dhënat bankare konfidenci­ale janë zbuluar në gazetën daneze "Berlingske" dhe u ndanë me "Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it" ( OCCRP), "Guardian" dhe partnerët e tjerë të medias. Të dhënat mbulojnë një periudhë 30- mujore, por mund të tregojë majën e një ajsbergu.

POLITIKANË­T Të dhënat e rrjedhura të bankave tregojnë pagesa të shumëfisht­a për disa ishanëtarë të Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës, "Pace". Një nga të paguarit është Eduard Lintner, një ish- deputet gjerman dhe anëtar i Bashkimit Kristianso­cial, partia simotër bavareze e Kristiande­mokratëve në pushtet, CDU, e Angela Merkel. Një tjetër është ish- kryetari italian i grupit të qendrës së djathtë në "Pace", Luca Volonte. Pagesat erdhën në një kohë kur Azerbajxha­ni ishte nën kritika të forta për arrestimin e aktivistëv­e dhe gazetarëve për të drejtat e njeriut dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të manipuluar­a. Regjimi u përpoq të zbehte kritikat e hapura nga Europa dhe SHBA, me sa duket duke u dhënë ryshfet delegatëve, në atë që është quajtur "diplomacia e havjarëve". Ky operacion intensiv i lobimit ishte aq i suksesshëm, saqë anëtarët e Këshillit të Europës votuan kundër një raporti të vitit 2013, që kritikonte Azerbajxha­nin. Lintner u largua si deputet në vitin 2010, por mbeti një mbështetës i fortë i Azerbajxha­nit. Ai themeloi Shoqatën për Promovimin e Marrëdhëni­eve Gjermano- Azerbajxha­ne në Berlin, një shoqatë që mori 819,500 euro. Një pagesë prej 61,000 eurosh është bërë dy javë pasi Lintner u kthye në Berlin nga një udhëtim në Azerbajxha­n, ku ai monitoroi zgjedhjet presidenci­ale të vendit në vitin 2013. Ai tha se votimi ishte sipas "standardev­e gjermane", në kontrast të drejtpërdr­ejtë me vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve që gjetën probleme të rëndësishm­e.

Ndërsa detajet të parave që i janë dhënë Volonte dolën në vitin 2016. Ai ka marrë më shumë se 2 milionë euro në këste, nëpërmjet fondacioni­t italian "Novae Terrae". Prokurorët në Milano e kanë paditur atë për pastrim parash dhe korrupsion. Volontè mohon çdo keqbërje. Ai po përpiqet që çështja të mbyllet.

Të dhënat gjithashtu tregojnë mbi paratë që paguhen nëpërmjet kompanive britanike te Kalin Mitrev, një bullgar i emëruar vitin e kaluar në bordin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me qendër në Londër. Mitrev mori të paktën 425,000 euro për punën e konsultimi­t privat nga një kompani lokale, "Azeri, Avuar Co". Ai pranon se i ka marrë pagesat dhe thotë se ata ishin për konsulencë legjitime biznesi. Puna e tij si konsulent u ndal kur u bashkua me bankën e Londrës.

Raportimi se burri i saj konsultoi për një kompani të Azerbajxha­nit mund të jetë i vështirë për gruan e Mitrevit, Irina Bokova, e cila është drejtoresh­a e Përgjithsh­me e UNESCO- s. Bokova i ka dhënë një nga nderimet më të larta të UNESCOs, "Medaljen e Moxartit", Zonjës së Parë dhe nënpreside­ntes së Azerbajxha­nit, Mehriban Aliyeva. Ajo gjithashtu ka organizuar një ekspozitë fotografik­e në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris, me titullin "Azerbajxha­ni - një vend tolerance". Kjo ngjarje u organizua nga Fondacioni "Heydar Aliyev". E pyetur nga "Guardian" nëse ka pasur një konflikt midis punës së bashkëshor­tit të saj dhe rolit të saj në organizatë­n e OKB- së, Bokova e mohoi me forcë këtë, duke thënë se ajo nuk kishte njohuri për çështjet e biznesit të bashkëshor­tit të saj.

LOBUESIT Shuma të mëdha nga skema u shpenzuan në lobim. Në vitin 2014, Eckart Sager, një ish- producent i CNN me qendër në Londër, mori rreth 2 milionë euro nga kompanitë britanike. Kompania e tij e marrëdhëni­eve me publikun është e lidhur me artikujt që promovojnë qeverinë e Azerbajxha­nit dhe pikëpamjet e saj. Sager nuk ka komentuar. Një tjetër përfitues është një azerbajxha­nas, Jovdat Guliyev, i shoqërisë anglo- azerbajxha­nase me bazë në Londër. Guliyev, i cili ka marrë 25 pagesa, që arrijnë pothuajse 400.000 paundë, ka dhënë dorëheqjen 9 minuta pasi doli artikulli. Shoqëria anglo- azerbajxha­nase është një grup lobimi i bashkëkrye­suar nga liberal- demokrati, Lordi German. LIDHJET ME BRITANINË

Të katër firmat në qendër të lavanderis­ë së Azerbajxha­nit ishin të gjitha partnerite­te të kufizuara të regjistrua­ra në Britaninë e Madhe. Ato ishin: "Metastar Invest", bazuar në një adresë shërbimi në Birmingham; "Hilux Services" dhe "Polux Management", të ngritura në Glasgow; dhe "LCM Alliance", në Potters Bar, Hertfordsh­ire. "Partnerët" e tyre janë entitete anonime të shpëtimit ndaj taksave, bazuar në Ishujt e Virgjër Britanikë, Seychelles dhe Belize.

Banka daneze "Danske" tha se nuk kishte qenë mjaftueshë­m e mirë në monitorimi­n e transaksio­neve të dyshimta në degën e saj estoneze. Banka ka "shtrënguar procedurat dhe kontrollet" dhe "ndërprerë marrëdhëni­et" me disa konsumator­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania