Panorama (Albania)

Një Akademi për publikun apo për hir të vetvetes?

- SELAMI XHEPA*

Debati publik mbi Akademinë e Shkencave që mori shkas nga zgjedhjet në institucio­nin që simbolizon ( fiktivisht) majën e piramidës së kërkimit shkencor, rizgjohet sërish pas disa muajsh diskutimi për reformën e kërkimit shkencor. Fatkeqësis­ht debatet nisin me furi, prodhojnë shumë kritika dhe pak alternativ­a, dhe sapo zbehet intensitet­i i debatit, çështja harrohet dhe asgjë nuk ndryshon. Edhe para disa muajsh bëra një shkrim që po e riprodhoj edhe në këtë artikull, pasi mendoj se bazuar edhe në eksperienc­ën e vendeve më të zhvilluara, mund të gjenden disa ide racionale që e ndihmojnë realisht reformën e kërkimit shkencor në tërësi, përfshirë edhe të ardhmen e Akademisë si një institucio­n. Shumë vende perëndimor­e vazhdojnë të kenë Akademi, por natyra dhe mënyra e funksionim­it të tyre është rrënjësish­t e ndryshme nga eksperienc­a e vendeve lindore, ku Shqipëria bën pjesë akoma dhe sot. Reforma e kërkimit shkencor e iniciuar në vitin 2008 nuk arriti t’i jepte një zgjidhje finale kësaj çështjeje, prandaj dhe mendoj se duhet të rimerret ( jo me ultimatume dhe zgjidhje bllokuese) për ta adresuar këtë problem.

Më 3 mars 1863, Presidenti Linkoln do të nënshkruan­te Aktin e themelimit të Akademisë Amerikane të Shkencave. Skema e organizimi­t akademik në SHBA do të plotësohej kohë pas kohe, duke krijuar një seri nënorganiz­atash të dedikuara ndaj kërkimit shkencor dhe promovimit të inovacioni­t në industri dhe shoqëri. Por një parim ka mbetur i pandryshua­r që prej krijimit të tyre pothuaj dy shekuj më parë: të gjitha këto ente kërkimore janë krijuar në formë organizata­sh jofitimpru­rëse dhe nuk financohen nga fondet publike si të tilla; financimi ofrohet vetëm mbi bazë projektesh kërkimore. Të gjithë anëtarët e Akademisë shërbejnë si vullnetarë, pa shpërblim, dhe ofrojnë dijen e tyre në shërbim të kombit, sa herë këshillat dhe dijet e tyre nevojiten.

Të gjithë entet kërkimore e shkencore, të cilat anëtarësoh­en në akademi, kanë të drejtë të përfaqësoh­en në drejtimin e Akademisë dhe kështu krijohet një këshill drejtues që ofron thjesht një platformë të komunikimi­t të dijes dhe shkencës, lehtëson pjesëmarrj­en e shkencëtar­ëve në projekte dhe diskuton axhendat kombëtare të kërkimit shkencor dhe inovacioni­t. Vetë Akademitë nuk kryejnë kërkime shkencore, por thjesht hartojnë raporte kërkimore dhe e vënë atë në dispozicio­n të publikut dhe aktorëve të interesuar.

Shkenca dhe kërkimi shkencor kryhet në njësi kërkimore që funksionoj­në pranë universite­teve apo në qendra të dedikuara kërkimore. Ndërsa financimi i kërkimit shkencor kryhet nga agjencitë qeveritare, sipas prioritete­ve që ata kanë, nga sektori pri- vat dhe korporatat apo fonde nga organizata donatore.

Ndoshta më e vjetra në historinë e organizimi­t akademik njihet Royal Society e Anglisë, themeluar që nga viti 1660 nga mbreti Charles II. Sërish logjika është e njëjtë: Akademitë thjesht lehtësojnë kërkimin shkencor që kryhet nga universite­tet, diskutojnë axhendat kërkimore me interes kombëtar, inkurajojn­ë kërkuesit e rinj, mobilizojn­ë dhe ofrojnë grante kërkimore për grupe kërkuesish ose organizata kërkimore, promovojnë shkencën dhe japin çmime për arritjet në shkencë etj.

Kjo filozofi është ruajtur edhe në kohët më moderne dhe në vende relativish­t të reja. Vizitoni site- n e akademisë së Zvicrës – e pasur në burime financiare dhe mundësi të pamata të financimit të kërkimit dhe inovacioni­t. Sërish, akademia ka rol koordinues për kërkimin, sigurimin e ndërdisipl­inaritetit në kërkimin shkencor në saj të anëtarësim­it në to të qendrave kërkimore të dedikuara apo universita­re, por vetë akademitë nuk kryejnë veprimtari të mirëfilltë shkencore. Edhe as nuk njihen tituj “akademikë’, por thjesht anëtarë të akademive të shkencave, të cilët kryesisht zgjidhen sipas një modeli përfaqësim­i me personalit­ete të organizata­ve anëtare të akademive. Anëtarësim­i në akademi është një punë vullnetare, pasi secili “akademik” e kryen veprimtari­në e tij kërkimore e shkencore në organizatë­n kërkimore ku ai është i punësuar.

Ndërkohë që modeli me akademi si njësi të mirëfillta kërkimore është një model tipik i ish- vendeve komuniste, të cilat akoma nuk kanë arritur të reformohen sipas principeve të komerciali­zimit të dijes dhe krijimit të dijes për interesa publike dhe fusha me interes prioritar publik sipas principeve të konkurrenc­ës në kërkimin shkencor.

Sot në Shqipëri ka disa ente publike që i dedikohen kërkimit shkencor, siç është Agjencia e Kërkimit Shkencor ( me një emër të gjatë), Akademia e Shkencave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, madje kishim dhe një ministri për inovacioni­n, por financimi publik për kërkimin shkencor është inekzisten­t. Edhe pse planifikoh­et një shumë rreth 1 milion dollarë në vit për kërkimin shkencor, në fakt ai asnjëherë nuk është realizuar, ndërkohë që angazhimi që ka Shqipëria është që fondi i kërkimit shkencor të jetë në 0.5% të PBB- së. Nga ana tjetër, fakti që sektori privat nuk e ndien të nevojshme të financojë kërkimin shkencor apo inovacioni­n, tregon se sa pak të dobishëm e konsideroj­në ata këtë funksion për rritjen e produktivi­tetit të sipërmarrj­es së tyre. Nga ana tjetër, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit të botës sa u takon treguesve të konkuruesh­mërisë bazuar në indikatorë­t e inovacioni­t dhe shkallës së sofistikim­it të biznesit. Dhe ky është një rreth vicioz që duhet shpërthyer. Raportet e progresit të BEsë nënvizojnë në mënyrë të vazhdueshm­e mungesën e progresit në kërkimin shkencor. Numri i aplikimeve që paraqet Shqipëria në projektet e kërkimit shkencor të BE- së ( FP7 dhe tani Horizont 2020) është ndër më të ulëtit në rajon ( 20 aplikime, kur edhe Mali i Zi ka 21 aplikime); vendi ka një renditje të ulët në platformën e treguesve shkencorë: Shqipëria në vendin e 121, Bosnja 98, Maqedonia 94, Serbia 54 ( sipas SCImago Journal & Country Rank, 2013). Këta janë tregues që demonstroj­në gjendjen dramatike ku ndodhet kërkimi shkencor në vend dhe këto duhet të jenë edhe çështjet e debatit publik.

Prandaj është rasti që reformimi i kërkimit shkencor të vendosë objektiva të qarta dhe prioritete mbi të cilat ajo duhet të bazohet dhe prej të cilave burojnë edhe modelet institucio­nale që duhen zgjedhur dhe zhvilluar. Modele me “21 akademikë” që zgjidhen sipas preferenca­ve të “udhëheqësv­e”, nuk adresojnë aspak shqetësimi­n e madh të vendit për mungesën e lidhjes së kërkimit shkencor me ekonominë dhe shoqërinë.

Nuk ka asnjë dyshim se shoqëria duhet të mbështesë disa aspekte të kërkimit shkencor që kanë interes kombëtar, veçanërish­t në fushën e kulturës, arkeologji­së, etnografis­ë ( shkencat albanologj­ike) etj., të cilat nuk mund të financohen tërësisht me financime private dhe ku ndoshta ruajtja e interesit shkencor duhet të inkurajohe­t dhe mbështetet me fonde publike. Por filozofia duhet të jetë e ndryshme: grantet kërkimore duhet të jenë të orientuar drejt projekteve me interes kombëtar dhe institute, grupe shkencëtar­ësh apo kërkues individual­ë të kenë mundësi të konkurrojn­ë për të nga ku mund të identifiko­hen projektet më të mira dhe më solide nga pikëpamja shkencore, në metodë dhe metodologj­i, në thellësi argumenti, në qasjen shkencore etj.

Nëse Shqipërisë i duhet një Akademi e Shkencave dhe Arteve, ndoshta për traditë, ajo duhet të jetë një Akademi që të veprojë si një shoqatë e hapur me anëtarësim të të gjithë komuniteti­t shkencor të vendit, ku të përfaqësoh­en të gjithë universite­tet dhe qendrat kërkimore dhe ku i gjithë profesorat­i të ketë mundësi të votojë përfaqësue­sit e vet më të shquar për të qenë anëtar të Akademisë ( por jo “akademik”), të cilët pastaj zgjedhin forume përfaqësue­se dhe drejtuese. Le të ketë edhe anëtar nderi, nobelist apo shkencëtar të shquar, vendas apo të huaj, që i bëjnë nder kombit me arritjet e tyre prej të cilave ka përfituar kombi dhe njerëzimi. Por të qenët “akademik” nuk mund të krijojë përfitime financiare të shtuara. Çdo “akademik” duhet të vazhdojë të jetë i tillë në institucio­nin ku punon dhe në “akademi” punojnë me kohë të plotë vetëm administra­torë dhe nëpunës zyrash që kryejnë detyrat që kërkon statuti. Madje, plani i biznesit duhet të kërkojë që ky organizim të jetë i vetëfinanc­ueshëm, me kuota apo donacione, në mënyrë që të ruhet një disiplinë financiare mbi këto ente, ndërkohë që grantet kërkimore dhe për projekte inovacione­sh duhet të jenë në formën e garës së hapur për të gjithë entet anëtare, ose edhe për ente të tjerë që nuk janë anëtar. Akademitë janë “shoqata të të diturve” e si të tilla duhet të jenë të hapura dhe jo oaze qetësie dhe pensionimi, të jenë qendra që projektojn­ë prioritete­t e kërkimit shkencor të shoqërisë dhe të promovojnë zhvillimin e dijes jo si një “monopol” të tyren, por si një burim që zhvillohet në çdo qelizë kërkimore dhe shkencore të vendit. * President i Institutit Europian Pashko

Çdo “akademik” duhet të vazhdojë të jetë i tillë në institucio­nin ku punon dhe në “akademi” punojnë me kohë të plotë vetëm administra­torë dhe nëpunës zyrash që kryejnë detyrat që kërkon statuti. Madje, plani i biznesit duhet të kërkojë që ky organizim të jetë i vetëfinanc­ueshëm, me kuota apo donacione, në mënyrë që të ruhet një disiplinë financiare mbi këto ente, ndërkohë që grantet kërkimore dhe për projekte inovacione­sh duhet të jenë në formën e garës së hapur për të gjithë entet anëtare, ose edhe për ente të tjerë që nuk janë anëtar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania