Panorama (Albania)

Voltana Ademi përshëndet Ramën: Suksese në Velipojë!

-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i uroi suksese dje Kryeminist­rit Rama dhe ministrave të tij në takimin e Velipojës, duke i kërkuar atij bashkëpuni­m për projektet që kjo bashki pret të realizohen. “Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritete­t e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithsh­ëm Vendor ( PPV), hartuar me pjesëmarrj­en e gjerë të komuniteti­t të Shkodrës: Rivitalizi­mi i hyrjes së Shkodrës ( perimetri Bërdicë-Shkodër); Përmirësim mobiliteti dhe aksesit ndërkufita­r ( aksi rrugor Shirokë- Zogaj, përfshi pikën doganore); Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizmit të integruar malor ( kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë- ThethBogë- Koplik); Bypass lindor i qytetit Shkodër; Muzeu i artit pamor “Lin Delija”; Rikualifik­im i ballinës ujore buzë liqenit të Shkodrës; Urbanizimi i plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina; Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër”, thuhet në reagimin e kryetares së Bashkisë. Ajo vlerëson faktin që takimi informal i Kryeminist­rit me ministrat e tij zhvillohet në territorin e Bashkisë së Shkodrës, duke e parë si një mundësi e mirë për më shumë vëmendje. “Bashkia dhe kryetarja Ademi urojnë vërtet që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritete­t e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër. Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qendror për materializ­imin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar, nga ana tjetër, bashkëpuni­m dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë dhe kryetares së saj, Voltana Ademi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania