Panorama (Albania)

Pakti me Ramën, Basha takon Mediun: Reformë Zgjedhore

Kreu i PR: Reforma Kushtetues­e dhe Zgjedhore të diskutohet në fillim nga ekspertët e opozitës

-

Opozita, pavarësish­t se e cilësoi të shkelur marrëveshj­en politike të 18 majit nga Kryeminist­ri Rama, do të vijojë të punojë për çështje që ajo marrëveshj­e parashikon­te.

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, menjëherë pas kthimit nga asambleja e PPE- së, që u zhvillua në Kopenhagen, takoi kreun e PR-së, Fatmir Mediu, me të cilin diskutoi për organizimi­n e aksionit opozitar në këtë legjislatu­rë të re, ku do të jetë edhe vetë pjesë e Parlamenti­t. Mediu konfirmoi për mediat se reforma zgjedhore dhe reforma kushtetues­e janë dy nga çështjet kryesore në të cilat opozita do ta angazhohet. Në marrëveshj­en e 18 majit të nënshkruar nga Kryeminist­ri Rama dhe kreu i opozitës, Basha, parashikoh­ej që të dyja këto reforma të nisnin menjëherë pas fillimit të sesionit të ri parlamenta­r. Por lidhur me këtë çështje, Mediu u tregua i kujdesshëm, kur kërkoi që fillimisht të jenë ekspertët e opozitës ata të cilët të punojnë mbi këto dy reforma, e më pas të nisë bashkëpuni­mi me maxhorancë­n. “Patëm një takim pas pushimeve. Diskutuam gjerësisht për angazhimet e deputetëve të opozitës në Parlament dhe koordinimi­n e të gjitha forcave opozitare në veprimin opozitar të djathtë. Edhe për pritshmëri­të dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe kushtetues­e që kanë nevojë për një angazhim të të gjithë nivelit të ekspertëve brenda opozitës, para se të diskutojmë për një marrëdhëni­e me pjesën tjetër që është maxhoranca”, deklaroi Mediu. Kreu i PR- së, Mediu, e vlerësoi qeverinë e propozuar nga Rama si një histori të vjetër me pazare të reja. Ndërkohë kreu i republikan­ëve konfirmoi se nuk ka asnjë skenar nga opozita për të bllokuar seancën e parë parlamenta­re.

Sipas marrëveshj­es së dakordësua­r mes Ramës dhe Bashës, krahas reformës kushtetues­e dhe reformës zgjedhore, do të punohet për avancimin e përdorimit të teknologji­së në zgjedhje, në mënyrë që të mundësohet votimi dhe numërimi elektronik. Gjithashtu, si pjesë e marrëveshj­es së 18 majit për këtë legjislatu­rë të re, parashikoh­ej edhe reformimi i sistemit të prokurimev­e publike dhe auditimit të shpenzimev­e publike, proces të cilin Rama e ka nisur fillimisht me reformimin e ministrive dhe agjencive që janë pjesë e qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania