Panorama (Albania)

LSI opozitë totale, Kryemadhi: Luftë frontale qeverisë

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një aktiviteti me rastin e 13- vjetorit të themelimit të LSI- së, nuk la pa komentuar qeverinë e re të propozuar nga Kryeminist­ri Edi Rama. Sipas Kryemadhit, qeveria e vogël e Ramës do të bëjë korrupsion të madh gjatë katër viteve të ardhshme, por përballë do të ketë LSI- në që, sipas kryetares së saj, do të ketë një rol mjaft aktiv. “Grupi Parlamenta­r i LSI-së do të jetë jashtëzako­nisht aktiv me iniciativa, me nisma ligjore që do të jenë jo vetëm në shërbim të qytetarëve, por do t’i shërbejnë dhe qeverisë shqiptare e cila, me skemën e re të paraqitur nga Kryeminist­ri, është një qeveri të vogël dhe jemi të bindur që do të ketë një korrupsion të madh. Lufta e LSI-së do të jetë jo vetëm frontale, por edhe konstrukti­ve në Parlament me alternativ­at e saj. Jo vetëm duke evidentuar problemati­kat, por duke ofruar edhe zgjidhje për problemet. Shqiptarët janë të lodhur nga konflikti, janë të lodhur nga lufta ambicioze dhe egoiste e klasës politike. Shqiptarët duan një jetë më të mirë, duan të zhvillojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri, duan të kenë një Shqipëri europiane, një Shqipëri të integruar, ndonëse qeveria e ardhshme e ka hequr si nocion integrimin europian. Ne shpresojmë që të gjithë deputetët e PS- së shumë shpejt të ndërgjegjë­sohen se Shqipëria vjen e para, pastaj qeveria dhe Kryeminist­ri”, ka thënë Kryemadhi. Ajo foli dhe për zgjedhjet e 25 qershorit, ku theksoi se anëtarët e LSI- së u përballën me presione të jashtëzako­nshme kriminale gjatë fushatës elektorale. “Në zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse ishin zgjedhje të deformuara - pavarësish­t nga ajo çka ne kemi një rezultat në letër- duhet të them se mbi 225 mijë votues të LSI- së kanë qenë heronj, të cilët përballë represioni­t, jo vetëm kriminal, por edhe të një policie të kriminaliz­uar, ata besuan dhe i qëndruan afër LSI- së, i dhanë votën e tyre për të ecur përpara. Sigurisht që LSI është e vetmja forcë politike që u rrit përballë një presioni të jashtëzako­nshëm agresiv dhe kriminal, por përgjegjës­ia sociale ka qenë motoja e LSI- së qysh në themelimin e saj: në shërbim të qytetarëve”, tha kryetarja e LSI- së. Në kuadër të 13- vjetorit të themelimit të LSI- së, Kryemadhi dhe aktivistët e LSI-së kanë mbjellë disa pemë në zonën e Fushës së Aviacionit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania