Panorama (Albania)

Akademikët, në mbledhje të jashtëzako­nshme

Njoftohet ngritja e komisionit të akademikëv­e për reformën

-

Akademikët janë thirrur në një mbledhje të jashtëzako­nshme. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka njoftuar dje në faqen e vet zyrtare se në datën 11 shtator, ora 11: 00, do të mbahet një mbledhje jashtë radhe, në lidhje me reformën që pritet të kryhet në këtë institucio­n. Në këtë njoftim me lëndë: "Mbledhje e jashtëzako­nshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave", thuhet se "Kryesia e ASH- së me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzako­nshme dhe të zgjeruar të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite: Ngritjen e komisionit të akademikëv­e për të gjitha çështjet e reformës institucio­nale në Ak- ademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësim­i dhe negocimi nga asambleja e aka- demikëve". Në këtë mbledhje pritet të diskutohet mbi situatën më të fundit të krijuar rreth këtij institucio- ni, i cili vetëm pak ditë më parë iu nënshtrua procesit të zgjedhjes së Kryesisë së re. Një proces që hapi shumë debat dhe u kontestua në masë për faktin se për postet drejtuese garonin vetëm nga një kandidat dhe bëhej fjalë pikërisht për drejtuesit aktualë, me ndryshimin e vetëm që kryetari kandidonte për zëvendëskr­yetar dhe anasjellta­s. Edhe pse ligji dhe rregullorj­a e brendshme nuk e ndalon këtë dhe i gjithë procesi zgjedhor, që nga votimi te numërimi u zhvillua i gjithi i hapur, përpara kamerave, që atë ditë ishin më të shumta në numër se dhe vetë akademikët, ai u konsiderua një farsë, një rokadë që bllokonte reformimin e institucio­nit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania