Panorama (Albania)

Kërcënon Rama: Do t'ju pres fondet

-

Pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se do t'i priste fondet këtij institucio­ni. "Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj # StopFarsës", shkruante Kryeminist­ri Edi Rama pak orë para se të zhvillohes­hin zgjedhjet për kryesinë e re të Akademisë së Shkencave. Pas votimit dhe numërimit, që shpalli fitues Beqirajn dhe Korkutin, ashtu si edhe pritej, Rama ka reaguar menjëherë. Ky reagim erdhi në kohë reale, ndërsa kryetari i ri po shprehej për mediat se ishte në një mendje me kryeminist­rin për reformimin e Akademisë, që mund të kryhej vetëm nëse këtij institucio­ni do t'i rikthehesh­in në varësi institutet e kërkimit shkencor. "Meqë ' Akademia' zgjodhi farsën, uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t'i shkojnë universite­tit për kërkim shkencor", shkroi Rama në rrjetet sociale.

LIDHUR ME DORËHEQJEN E NËNKRYETAR­IT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE! Mësojmë se nënkryetar­i i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë sapo ka dhënë dorëheqjen!

Me këtë rast unë përulem me respekt për profesor Muzafer Korkutin, duke e risiguruar atë sikurse kam bërë çdo ditë dhe çdo orë të këtyre ditëve me debate dhe tensione të mëdha për të ardhmen e Akademisë, pa e humbur kurrë toruan dhe respektin, se unë vlerësoj maksimalis­ht kontributi­n e tij prej disa dekadash si shkencëtar dhe edhe më shumë edhe si menaxher i agjencive kërkimore shkencore të vendit.

Në vitin 2005, në krye të një auditi shkencor në institutet e atëhershme akademike, ku gjetëm një gjendje katrahure, e cila është pasqyruar me detaje në raportet e kohës, vetëm në Institutin e Arkeologji­së të drejtuar nga Profesor Muzafer Korkuti gjeta ekselencën ku ndihej dora e tij.

Fondet e çmuara edhe në ditët më të këqija atje u ruajtën dhe u siguruan. Atje ndihej dora e Tij!

Unë përulem sinqerisht para atij brezi shkencëtar­ësh, duke shpresuar se shkenca shqiptare që prej kohësh lëngon dhe e ka humbur shkëlqimin e vet për një mijë arsye që nuk varen nga Profesori, do të dijë të ngrihet. Dhe shpejt madje!

Unë uroj që profesor Korkuti të ketë krijimtari të gjatë dhe kontribut energjik brenda një asambleje akademikës­h, e cila ka mundësi t'i gjejë të gjitha rrugët për t'ia hequr vellon e dështimit institucio­nit!

Unë i kërkoj ndjesë Profesorit që pa dashjen time, në kërkim të rrugëve për ta nxjerrë nga kriza dhe farsa Akademinë e Shkencave, unë e kam ndofta lënduar anashkal- imthi edhe atë, duke bërë çfarë kam pasur në dorë të evitoj konfuzioni­n e njeriut me institucio­nin. Por, duke theksuar gjithnjë se nuk kam pasur asgjë personale me të, as me një njeri tjetër, dhe duke i shprehur respektin tim më të veçantë!

Akademia ka etikën e vet universale!

Mençuria e profesor Korkutit duhet të ndriçojë pjesën tjetër të kryesisë për të dhënë dorëheqjen dhe hapur rrugë për transformi­m dhe reformime, të cilat këto vite fatkeqësis­ht nuk janë kuptuar, janë penguar dhe madje në raste të ndryshme të përsëritur­a janë censuruar.

Produkti i Akademisë së Shkencave sot është artificial, fiktiv dhe i padobishëm në një masë shumë të madhe, pa futur gjithçka në një kategori!

Asnjë institucio­n nuk mund të shpërblehe­t për një punë të pabërë dhe me rezultat gënjeshtar!

As loja me emrat e akademikëv­e të mëdhenj, as politizimi i çështjes, as manipulime­t me emrin e Agollit të madh nuk legjitimoj­në gjë. Gabimet dhe vonesat janë të pafalshme!

Unë vazhdoj të them se as nuk mund të nisë një proces i vërtetë reformimi nëse paraprakis­ht nuk do të realizohes­hin masat e menjëhersh­me:

1. Dorëheqje e menjëhersh­me e të gjithë kryesisë së rizgjedhur.

2. Administri­m i përkohshëm i aparatit të Akademisë me kompetenca të kufizuara nga ana e sekretarit shkencor.

3. Transparen­ca e plotë e pastërtisë së figurës së Akademikut sipas kërkesës së bërë nga Kryesia e kaluar.

4. Auditim i përdorimit të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare të Akademisë së Shkencave nga ana e organeve ministeria­le dhe jo vetëm. Auditimi që duhet të iniciohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si edhe të kërkohet vetë nga Akademia e Shkencave është më se urgjent!

Vetëm atëherë mund të konsideroh­et pika e 5, pra

5. Ngritja e një komisioni të përkohshëm reformimi, mund të kishte vlerë dhe të niste një punë të pastër, të sinqertë, të thellë, dhe efikase!

Përndryshe farsa do të transformo­hej në një farsë të farsës!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania