Panorama (Albania)

Përplasja për institutet, akademikët s'bien në një mendje

-

"Mendoj që Akademia duhet të ketë institutet e saj, me të cilët ajo do të ndihet e gjallë, do të ketë produkt". Kështu u shpreh kryetari i sapozgjedh­ur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, menjëherë pas rizgjedhje­s së tij në krye të ASH. Beqiraj u shpreh se ishte në një mendje me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, që ky institucio­n duhej reformuar dhe këtë do ta kryente ASH në bashkëpuni­m me qeverinë. I pyetur nga mediat se ku konsistont­e reforma që ai do të ndërmerrte, ai shprehet se "Duke qenë matematika­n, jam i parimit që Akademia e Shkencave duhet të jetë frytdhënës­e, produktive për të realizuar detyra të ndryshme që ka qeveria për ekonominë shqiptare, duke filluar nga ujërat, energjinë, bujqësinë etj". Sipas mendimit të tij, edhe Albanologj­ia duhet të jetë nën çatinë e Akademisë së Shkencave. "Albanologj­ia duhet të jetë nën Akademinë e Shkencave, ashtu siç ka qenë edhe më parë", tha Beqiraj. Ndërkohë, tërësisht kundër këtij bashkimi është akademiku Beqir Meta. Sipas tij nuk do të kishte asnjë kuptim rikthimi i institutev­e në varësi të Akademisë, pasi secili prej tyre ka një mision më vete dhe do të ishte veçse një shtim strukturas­h. Kryetari i Qendrës së Studimeve Albanologj­ike, akademik Marenglen Verli, edhe pse thotë se bashkimi ose jo i këtyre institucio­neve është një çështje që i takon qeverisë, mendon se do të ishte e papërshtat­shme që vetëm Albanologj­ia të kalonte nën varësinë e Akademisë, sepse institutet shkencore, të shpërndara nëpër universite­te 12 vjet më parë, sot rezultojnë pa asnjë impakt, ndërsa laboratorë­t e tyre janë shkatërrua­r. Por edhe për kërkimin shkencor nëpër universite­te ai ka rezervat e veta. Por pavarësish­t mendimeve të njërit e tjetrit, me gjasë, është qeveria ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania