Panorama (Albania)

STUDIME TE BUJQËSORI, GJYSMA E KUOTAVE ENDE TË PAPLOTËSUA­RA

- BESARTA BASHA

Të hënën e tretë të muajit tetor do të nisë mësimi për të gjitha universite­tet në vend. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se studentët e rinj në bachelor e master do të ulen në auditorë vetëm pasi të ketë përfunduar regjistrim­i i plotë i studentëve në raundin e dytë, ndryshe nga ç’ndodhi vitin e kaluar.

Kështu, periudha e regjistrim­eve për ata që fitojnë në raundin pasues është nga data 1- 14 tetor, ndërsa dy ditë më pas nis viti i ri akademik 2017- 2018.

KUOTAT E LIRA Tashmë kanë mbetur edhe dy faza për t’u mbyllur raundi i parë i regjistrim­eve. Të dyzuarit kanë një shans për të konkurruar sërish, por vetëm pasi të jenë çregjistru­ar nga dega ku kanë dorëzuar dokumentet. Udhëzimi nr. 15 i Ministrisë së Arsimit përcakton datën 12 për ta bërë këtë gjë, në të kundërt nuk ka të drejtë ta ndryshojë degën për një vit të tërë. Vetëm një ditë më pas, më 13 shtator, pas çregjistri­mit të studentëve, do të mund të kalkulohen edhe kuotat e lira, të cilat duhet të plotësohen në raundin e dytë. Në këtë pikë, çdo aplikues duhet të dijë paraprakis­ht që nuk hapen vende të lira, por do të konkurrojn­ë vetëm për kuotat që nuk u plotësuan në shtatë fazat paraardhës­e. Në datat 15- 22 shtator, kandidatët kanë mundësi të listojnë dhjetë preferenca në universite­tet publike apo private, jo medoemos të njëj- I vetmi institucio­n i arsimit të lartë që bën publik dhe monitoron pas çdo faze evidencën e fituesve të regjistrua­r është Universite­ti Bujqësor i Tiranës. Kështu, në fazën e pestë të raundit të parë mësohet të jenë regjistrua­r më shumë se gjysma e studentëve të rinj. Nga 1966 kuota që disponon UBT për këtë vit, janë regjistrua­r me dokumente në sekretari plot 999 studentë, që përbëjnë 49.19% të kuotave totale. Fakulteti me më pak vende bosh është ai i Ekonomisë dhe Agrobiznes­it, ku janë regjistrua­r më shumë se 2/ 3 e studentëve. Procesi i regjistrim­eve do të vijojë edhe me dy fazat pasuese 48- orëshe, në datat 8- 9 dhe 10- 11 shtator, dhe vetëm në përfundim të saj mund të mësohen kuotat e mbetura bosh, si dhe pritet të mbushen në raundin e dytë. Ndërkaq, në faqen zyrtare të këtij universite­ti, bashkë me atë të Mjekësisë, janë publikuar edhe fituesit nga trojet, komuniteti egjiptian, si dhe ata me aftësi të kufizuara. ta me formularin që plotësuan në raundin e parë. Aplikimet do të kryhen në çdo mjedis ku ka akses interneti sipas kalendarit të publikuar tashmë në faqen e qendrës së shërbimeve arsimore. Por përpara aplikimit, ata që aplikojnë për herë të parë për këtë vit do të duhet më parë të kryejnë pagesën në vlerën e 2 mijë lekëve të rinj dhe pas aplikimit duhet të presin datën 30 shtator, kur dalin listat e dyta të fituesve.

RAUNDI I DYTË Ata që e shohin ID e tyre në listën e fituesve për kuotat bosh, mund të regjistroh­en në raundin e dytë që zhvillohet në dy javët e para të muajit tetor. Edhe ky raund është i ndarë në 7 faza dyditore, ku secili aplikant monitoron përmes portalit U- albania ecurinë e procesit të shpalljes së fituesve në degët ku ka aplikuar. Regjistrim­et vazhdojnë në faza 48- orëshe, ku pas secilës dalin fitues të rinj në përputhje me numrin e kuotave të ngelura për çdo degë dhe sipas renditjes në listat e shpallura nga fakultetet. Ndryshe nga fituesit e raundit të parë, të cilët mund të çregjistro­hen, këta të fundit kanë vetëm të drejtën e ankimimit për çdo pasaktësi në proces, që mund të bëhet vetëm në datat 1 dhe 2 tetor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania