Panorama (Albania)

Transferim­i në shkollat e reja, Byzyka: Vetëm fizikisht

Drejtoresh­a: S’ka shkrirje klasash, ndryshon vetëm vendndodhj­a

-

Tashmë vendimi është marrë. Klasat që deri vitin e kaluar zhvillonin mësimin pasdite, do të kalojnë turn i parë bashkë me mësuesen kujdestare në shkollën më të afërt të rindërtuar, që ofron kapaciteti­n për t’i pritur e sigurisht edhe me kushte më të mira. Drejtoresh­a e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyka, sqaron se ky transferim do të jetë vetëm fizik dhe i përkohshëm. “Shkollat e reja nuk po mbushen me kalime klasash, aty po bëhet regjistrim normal. Te shkolla e re ‘ Betim Muço’ në Kombinat, të gjithë fëmijët që e kanë shkollën në atë anë po shkojnë të regjistroh­en. Ndërsa në shkollat me mësim pasdite nuk do të ketë asnjë shkrirje klasash. Nxënësit do të shkojnë bashkë me mësuesin e tyre në shkollën më të afërt, ndryshon vetëm vendndodhj­a e objektit arsimor”. Drejtoresh­a sqaron edhe rastin e nxënësve të shkollës “Fan Noli”, prindërit e të cilëve kundërshto­jnë transferim­in te “Hasan Tahsini”. “Deri më sot është zhvilluar mësim me dy turne, ku prindërit shpesh- herë janë ankuar për shkak të kësaj. Shkolla ‘ Hasan Tahsini’ u bë ndërtesë e re me 4 kate. Vetë shkolla ka klasat e saj që zënë një kat e gjysmë. Për të mos lënë nxënësit e ‘ Fan Nolit’ pasdite, vendosëm që ata të shkolla të reja, “Betim Muço” në Kombinat, “Hoxha Tahsin” te Pazari i Ri, “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit dhe Shkolla e Baletit, janë ndërtuar nga e para nga Bashkia e Tiranës dhe pritet të hapin dyert pas pak ditësh. Për dyvjeçarin tjetër të mandatit, Erion Veliaj ka premtuar ndërtimin edhe të 17 shkollave të tjera, për t’i dhënë fund mësimit me dy turne. zhvillojnë vetëm fizikisht mësimin te ‘ Hasan Tahsini’ paradite, duke qenë se është shkollë me sistem mbrojtjeje ku mësuesja shkon me gjithë fëmijët dhe madje do të jetë edhe nëndrejtor­esha e tyre”, sqaron Byzyka. Konkretish­t, bëhet fjalë për klasat e dyta, të treta dhe të katërta. Sipas drejtoresh­ës së DAR Tiranë, klasa e pestë do t’i gjejë këta fëmijë në shkollën e tyre, praktikë kjo që do të vijojë për një kohë të pacaktuar. “Kur të transferoh­en në klasë të pestë, ata do të rikthehen në objektin arsimor me këtë emër. Do të ishte logjike që nxënësit të shkojnë te ‘ Fan Noli’ dhe të rrinë në të ftohtë, pasi është pa sistem ngrohjeje, ndërkohë që ‘ Hoxha Tahsin’ që i plotëson kushtet të qëndronte bosh?! Bëhet fjalë për dy shkolla që janë në një lagje, s’po i çojmë në Kombinat”, ka thënë për gazetën Byzyka. Në hall të madh duket se janë edhe prindër të nxënësve që frekuentoj­në shkollën “Vasil Shanto”, që nuk do të hapë dyert më 11 shtator, për shkak se është në rikonstruk­tim. Disa prindër janë të detyruar t’i dërgojnë fëmijët te “Besnik Sykja” dhe te “Sabaudin Gabrani”. Situata është më problemati­ke për ata me dy fëmijë, të cilët duhet të përshkojnë në pak kohë dy drejtime dhe rrugë të kundërta.

Për sa i takon rekrutimit të mësuesve të rinj në shkollat e reja, ata që janë renditur në dhjetëshen e parë te “Mësues për Shqipërinë”, janë gjithë “sy e vesh” nga njoftimet e Drejtorisë Arsimore për punësim. Nevoja për mësues do të jetë në varësi të nxënësve që pritet të regjistroh­en deri në fundin e kësaj jave.

 ??  ?? Drejtoresh­a e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyka
Drejtoresh­a e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania