Panorama (Albania)

Rrahu gjyqtaren, si kërkoi Kasemi ulje dënimi në Apel

Apeli ndaj Gjykatës: Jam kryefamilj­ar, kam dy fëmijë të mitur

-

Fadil Kasemi e ka konsiderua­r si shumë të rëndë dënimin me 3 vjet burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Kavajës, për ngjarjen e korrikut 2015, kur ai dhunoi dhe kërcënoi me armë ish- bashkëshor­ten gjyqtare, Fildes Hafizi.

Në ankimin e bërë në Apelin e Durrësit ndaj këtij vendimi, Kasemi ka kërkuar uljen e masës së dënimit, duke pretenduar si rrethanë lehtësuese faktin se kishte dy fëmijë të mitur. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka kërkuar ashpërsimi­n e dënimit, por pa ndryshuar kualifikim­in e veprës penale për të. Gjithçka zbardhet në vendimin e Apelit Durrës, i shpallur më 28 shtator 2016, një kopje e të cilit është siguruar nga "Panorama". Arsyetimi i vendimi zbardh detaje në lidhje me pretendime­t e Kasemit dhe Prokuroris­ë, gjatë përballjes së tij me drejtësinë si i akuzuar për "mbajtje pa leje të armëve luftarake" dhe "dhunë në familje" në dëm të gjyqtares Fildes Hafizi, e vrarë prej tij të enjten e kaluar në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë.

ARGUMENTET E KASEMIT

Referuar vendimit të Apelit Durrës, në ankimin e paraqitur në këtë gjykatë, i pandehuri Kasemi ka pretenduar se nuk është dakord me vendimin e Shkallës së Parë. Ai kërkonte ndryshimin e vendimi për sa i përket masës së dënimit dhe dhënien e një mase me 2 vjet burgim, duke parashtrua­r disa shkaqe. Shkaku i parë i pretenduar prej tij ishte fakti se "masat e dënimit janë shumë të rënda". Më tej, në ankimin e paraqitur nga Kasemi vijohej: "Vepra penale e armëmbajtj­es pa leje ka në minimum dënimin me gjobë, pistoleta është gjendur në çantë dhe nuk është përdorur nga i pandehuri, nuk rezulton të ketë qenë problemati­k, kështu që masa e dënimit nuk përligjet". Në ankim, Kasemi parashtron­te edhe disa rrethana, sipas tij lehtësuese, që duhet të ishin marrë parasysh nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë. Sipas tij, dënimi i dhënë nuk përputhej me rrezikshmë­rinë e tij. "I pandehuri nuk rezul- ton të ketë qenë i dënuar më parë, është kryefamilj­ar dhe, pavarësish­t se i divorcuar, ka dy fëmijë të mitur, veprën penale e ka kryer në gjendje të dehur nga rrethana të rastit, fakte që nuk janë mbajtur parasysh nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke caktuar një dënim shumë të rëndë, jo në përputhje me rrezikshmë­rinë e autorit.

ANKIMI I PROKURORIS­E

Kundër vendimit të Shkallës së Parë Kavajë për dënimin e Fadil Kasemit ka qenë edhe Prokuroria e Durrësit. "Prokurori që nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sa i përket masës së dënimit, kërkon dënimin e të pandehurit përfundimi­sht me 4 vjet burgim, duke parashtrua­r shkaqet e mëposhtme: Vendi- mi i gjykatës për sa i përket masës së dënimit është i pabazuar në prova dhe në ligj. Gjykata në vendimin e saj nuk ka vlerësuar në masën e duhur rrezikshmë­rinë, si të veprës penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e të dhunës në familje, vepra këto të kryera në një ambient të hapur plazhi e të mbipopullu­ar, ashtu dhe të autorit, të pandehurit Fadil Kasemi, i cili është nisur nga Tirana pikërisht për të kryer veprat penale për të cilat u gjykua e deklarua fajtor", citoheshin argumentet e ankimit të Prokuroris­ë në vendim.

ARSYETIMI I GJYKATES

Gjykata e Apelit Durrës, thuhej në arsyetimin e vendimit, pasi shqyrtoi e analizoi çështjen, arrin në përfundimi­n që: vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i drejtë dhe i bazuar, e duhet lënë në fuqi. Sipas treshes së Apelit, nga tërësia e njoftimeve që kanë dhënë provat e grumbullua­ra gjatë fazës së hetimeve paraprake, për shkak të procedimit me gjykim të shkurtuar, dosja hetimore bëhet pjesë e dosjes gjyqësore, rezulton e provuar që i pandehuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes së tij, në prani të fëmijës të tyre A. Kasemi dhe se pa lejen e organeve kompetente shtetërore, ka mbajtur armën e tipit pistoletë, si dhe municion luftarak, fishekë. "Gjykata e Apelit e gjen të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në kualifikim­in ligjor të veprës penale të ' mbajtjes pa leje të armëve luftarake'". Kolegji Penal i Apelit ka gjetur të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë edhe për sa i përket masës së dënimit me burgim dhënë ndaj të pandehurit. "Masa e dënimit penal është rezultat i vlerësimit të rrezikshmë­risë shoqërore të veprës penale, shkallës së fajit të autorit të veprës penale, pasojave të ardhura nga vepra penale, si dhe rrethanave lehtësuese e rënduese". Sipas vendimit, pretendimi i mbrojtjes se duhet vlerësuar si rrethanë lehtësuese kryerja e veprës penale nga i pandehuri në gjendje të dehur, nuk mund të merret në konsiderat­ë, për sa kohë që dehja nuk rezulton të jetë shkaktuar në rrethana të rastit dhe të ketë sjellë uljen e ekuilibrit mendor. "Gjykata e Apelit vlerëson se, ndryshe sa është parashtrua­r në ankimet respektive nga i pandehuri dhe prokurori, masa e dënimit e dhënë nga gjykata është në përshtatje me rrezikshmë­rinë shoqërore të veprës dhe autorit, rezultat i vlerësimit të drejtë të të gjithë elementeve dhe rrethanave që përbëjnë faktin penal".

 ??  ??
 ??  ?? Fadil Kasemi në Gjykatë
Fadil Kasemi në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania