Panorama (Albania)

Babai i gjyqtares: Ngjarja ishte tentativë vrasjeje

-

TIRANE - Pak ditë pas vendimit të Shkallës së Parë Kavajë, për dënimin me 3 vjet burg të Fadil Kasemit, babai i gjyqtares Fildes Hafizi i është drejtuar me një letër ministrit të Drejtësisë. Përmes saj, i moshuari Benjamin Hafizi kërkonte anulimin e gjyqit dhe rigjykimin e çështjes gjyqësore, duke hedhur dyshime të rënda dhe akuza mbi sistemin e drejtësisë. Hafizi theksonte në letër se ngjarja e korrikut 2015 kishte qenë një tentativë vrasjeje. Ai i niste shpjegimet me presionin dhe terrorin psikologji­k që vajza e tij, gjyqtarja e ndjerë, kishte përjetuar para dhe gjatë procesit të divorcit. Duke rrëfyer se në një nga kërcënimet ndaj bijës së tij Fadil Kasemi kishte përdorur edhe armën, i moshuari pohonte se "Mbas këtij kërcënimi, vajzën e kam gjetur në trotuar, të tmerruar, mbytur në lot. Mbas këtij momenti jam paraqitur në Komisariat­in nr. 4. Vajza ka denoncuar krimin e rrezikut për jetën". Në vijim, i moshuari radhiste argumentet pse ngjarja duhet të ishte hetuar si tentativë vrasjeje. Sipas tij, ish- dhëndri ishte përgatitur psikologji­kisht dhe shpirtëris­ht për të vrarë, i kishte dhunuar fizikisht të bijën, kishte një armë pa leje të mbushur me vete, si dhe kishte marrë një automjet me qira me targa të huaja. "Mbas 9 muajve të kësaj ngjarjeje zhvillohet procesi gjyqësor i zvarritur, i heshtur, i dyshimtë, pa njoftimin e familjarëv­e dhe personit të dhunuar. Nuk dihet procesi hetimor, nuk dihet pretenca e prokurorit, nuk dihet vendimi i gjyqtarit. Nuk thirret të pyetet e dhunuara në proces, që të dëgjojë procesin e hetimit të ngjarjes", thuhej në letër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania