Panorama (Albania)

"Martohu me mua", e merr me forcë në makinë

-

SKRAPAR - Dëshira për t'u lidhur me martesë me një 20vjeçare ishte kthyer në një mani që do t'i kushtojë një 28- vjeçari nga Skrapari. I riu akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë ndaj një vajze, të cilën forcërisht dyshohet se e ka marrë dhe mbajtur në mjetin e tij për disa minuta. Ngjarja për të cilën akuzohet 28- vjeçari nga Skrapari mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së martë në dalje të këtij qyteti, ndërkohë që Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e plota të saj. Denoncimin e ka bërë vetë vajza 20 vjeçe, e cila ka deklaruar se djali, të cilin nuk e njihte, e kishte propozuar disa herë për lidhje dhe pas refuzimit të kësaj të fundit, e kishte futur forcërisht në mjetin e tij duke i kërkuar që të martohej me të. Gjithashtu, vajza me inicialet L. Sh. është shprehur se përveç marrjes me forcë, djali e ka mbajtur nën presion. Menjëherë pas këtij denoncimi, i riu u shoqërua në polici dhe u vendos të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare, i proceduari është shtetasi L. T., 28 vjeç, banues në Skrapar, i cili do të përballet me veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Shtrëngim apo pengim për të bashkëjetu­ar ose për të lidhur apo zgjidhur me martesë". Nga ana tjetër, në momentin e shoqërimit, djali ka deklaruar se nuk kishte si qëllim ta trembte vajzën, por dëshironte një lidhje serioze me të dhe se për t'u sqaruar e kishte futur në makinë, pasi ajo refuzonte të fliste, duke iu përgjigjur negativish­t kërkesave të vazhdueshm­e të tij. e. a

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania