Panorama (Albania)

U nisën me 4 tonë marijuanë në jaht, kapen 3 shqiptarët

Vlera e lëndës narkotike përllogari­tet në rreth 20 milionë euro. Policia shqiptare: Jahti s’ka shkelur në ujërat tona

- ITALI

Policia italiane ka arritur të sekuestroj­ë një jaht me një ngarkesë prej 4 tonësh marijuanë. Në operacioni­n ndërkombët­ar, ku u përfshi dhe Policia shqiptare, u arrestuan tre shtetas shqiptarë me inicialet F. M., E. V., dhe E. M.

Pas një ndjekjeje të gjatë të mjetit lundrues që mbante flamurin e SHBA- ve nga Guardia di Finanza e Foggias dhe me mbështetje­n e një helikopter­i, jahti u kap në ujërat territoria­le italiane në zonën e Viestes, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Në ekuipazhin e mjetit lundrues ndodheshin tre shtetas shqiptarë të moshës 26, 28 dhe 54 vjeç. Në total në bordin e jahtit u gjet një sasi prej 3 tonë e 992 kilogramë marijuanë. Nga ana e saj, Policia e Shtetit pretendon se në bazë të hetimeve paraprake, mjeti lundrues nuk ka shkelur në ujërat shqiptare, ndërsa nuk jepet më shumë informacio­n për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë shtohet se Policia e Shtetit po bashkëpuno­n ngushtë me Guardia di Finanza- n dhe Policinë italiane, si dhe po shkëmben informacio­ne intensive me Policinë malazeze për zbardhjen e këtij trafiku. Nga burime jozyrtare mësohet se tre shqiptarët e arrestuar janë banues në Durrës dhe Tiranë. Policia shqiptare nuk bën të ditur identiteti­n e plotë të tyre dhe vendin nga ku është nisur jahti me katër tonë marijuanë, por mësohet se shqiptarët në bazë të sistemit TIMS rezultojnë se kanë hyrë në territorin e Mali të Zi gjatë ditës së hënë. Nga ky vend dyshohet se është nisur dhe mjeti lundrues me sasinë e madhe të lëndës narkotike në bord. Dyshohet se shqiptarët e kishin marrë me qira jahtin me qëllim që më pas ta përdornin për të trafikuar marijuanë drejt Italisë. Jahti me flamurin ameri- kan është pikasur nga Guardia di Finanza italiane në ujërat territoria­le në zonën e Viestes dhe pas ndjekjes e me suport ajror, është bërë i mundur bllokimi i tij në det. Ndërkohë nuk dihet ende se nga e ka origjinën marijuana, por vlera e saj në treg do të arrinte 20 milionë euro. Pak ditë më parë, Policia italiane sekuestroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte sh- karkuar nga një gomone oqeanike, e cila humbi gjurmët në ujërat malazeze dhe ato kroate. Pritësi i kësaj sasie ishte sërish një shqiptar që u arrestua, ndërsa nga analizat e zhvilluara mes Policisë italiane dhe asaj shqiptare rezulton se trafikantë­t janë duke shfrytëzua­r rrugë alternativ­e, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Puljas, por në pjesën e sipërme të Adriatikut.

 ??  ??
 ??  ?? Jahti i sekuestrua­r
Jahti i sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania