Panorama (Albania)

Me drogë, i shpëton ndjekjes së policisë, i riu: “Jeni fantastikë!”

-

GJIROKASTË­R - Një ri, i cili u vu në ndjekje nga ana e policisë, ka lënë pa fjalë forcat e rendit. Një patrullë policie në Tepelenë, gjatë një aksioni për goditjen e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, ka dështuar të arrestojë 25- vjeçarin që po transporto­nte kanabis sativa me një automjet tip "Fiat Punto". Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, kur specialist­ët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëv­e në Drejtorinë Rajonale të Policisë, gjatë një aksioni në terren, nuk arritën dot të prangosnin 25vjeçarin me inicialet S. Z. Ky i fundit qarkullont­e në aksin rural Kalivac- Krahës me automjetin e tij, ku policia dyshonte se fshihte lëndë narkotike. Forcat e policisë i kanë kërkuar që të ndalonte automjetin, duke i bërë thirrje në distancë, por 25- vjeçari i ka injoruar thirrjet e policëve duke vijuar rrugën drejt zonës lindore të Krahësit. Në një kthesë të pjerrët, i riu ka nxjerrë lëndën narkotike të paketuar në disa thasë plastmasi dhe me peshë prej 24 kg kanabis sativa e më pas ka vazhduar sërish rrugën. Pasi ka mbërritur në fshatin Krahës, i riu ka braktisur automjetin e tij "Fiat Punto" dhe ka arritur t'i fshihet policisë. I kërkuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastr­ës, mësohet se para se të largohej nga automjeti, u ka lënë një pusullë me tre rreshta policëve që ishin vënë në ndjekje të tij. Në shënimin e lënë, 25-vjeçari bën ironi duke i përshëndet­ur për veprimet që i mundësuan arratisjen.

"Jeni fantastikë për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do të ketë", shkruante 25vjeçari. Pusulla u gjet nga efektivët e policisë në momentin e kontrollit të mjetit të braktisur. Pavarësish­t se forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tij, nuk ia kanë arritur qëllimit. p. n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania