Panorama (Albania)

Kapen 1.1 tonë kanabis e një gomone në Karaburun

-

VLORE - Në një operacion të koduar "Karaburuni", Policia shqiptare me mbështetje­n e Guardia di Finanza- s, ka arritur të sekuestroj­ë një sasi prej 1.1 tonësh kanabis sativa dhe një mjet lundrues gomone. Operacioni nisi në orën 14: 44 të së martës, kur Policia Kufitare mori një telefonatë për largimin nga vendbazimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special "Delta" dhe Guardia di Finanza dolën në det dhe nisën kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan- Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun. Gjatë kërkimit, në vendin e quajtur "Zhapovel", u konstatua gomonia, e cila ecte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit. Pavarësish­t ndjekjes, personi që ndodhej në bordin e mjetit lundrues arriti të largohej duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë dhe braktisi gomonen me motor "Mercury 150 hp". Nga kontrolli i zonës përreth gjatë natës dhe mëngjesit të së mërkurës, në vendin e quajtur "Depot e Valanidhit", në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës, u arrit të gjendej një sasi lënde narkotike kanabis sativa, 1110 kg, e paketuar në 54 pako të mëdha, që dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë me gomonen e sekuestrua­r. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar disa persona dhe mes tyre është marrë në pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka zbuluar dhe identiteti­n e personit që ka nxjerrë gomonen pa lejen e tij në det, si dhe po punohet për arrestimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania