Panorama (Albania)

POLICIA NIS HETIMET PËR FIRMËN

-

Incenerato­ri për grumbullim­in e mbetjeve spitalore dhe veterinare dhe asgjësimin e tyre është vendosur pranë një zone të banuar e kjo gjë kundërshto­het nga vetë banorët. Të mbështetur dhe nga përfaqësue­s të Bashkisë Shijak, protestues­it kanë çarë me forcë rrethimin duke hyrë në ambientet e brendshme të incenerato­rit, i cili, sipas tyre, nuk ka infrastruk­turën e nevojshme për të zhvilluar aktiviteti­n. Banorët shprehen kundër ndërtimit të një impianti të tillë, ndërsa akuzojnë firmën ndërtuese, e cila merret dhe me përpunimin e mermerit, se po asgjëson mbetje të konsiderua­ra të dëmshme pa pasur teknologji­në e nevojshme. "Kërkojmë të merrem masa urgjente, pasi këtu po ndodh një katastrofë mjedisore. Asgjësimi i mbetjeve spitalore dhe atyre shtazore po kryhet pa infrastruk­turën e duhur, si dhe pranë zonës së banuar. Kërkojmë që ky impiant, i cili nuk ka marrë miratim nga bashkia e qytetit, të mbyllet, në të kundërt do ta ndalojmë me forcë aktiviteti­n", shprehet një prej protes- Akuzave se gjithçka është ndërmarrë pa transparen­cë dhe pa zhvilluar asnjë dëgjesë publike me përfaqësue­s të komuniteti­t, ka nxitur edhe Policinë të nisë hetimet nëse ka shkelje ose jo të procedurës. Por përfaqësue­s të firmës kanë deklaruar se disponojnë një leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe pretendojn­ë se kanë kapacitete­t e duhura për këtë impiant. tuesve. Në brendësi të incenerato­rit, banorët kanë gjetur mbetje spitalore. "Ky aktivitet po ushtrohet në mënyrë të paligjshme. Nuk ka infrastruk­turën e nevojshme për të zhvilluar këtë aktivitet mjaft delikat, sepse ka të bëjë drejtpërdr­ejt me mjedi- sin. Nuk e di sesi kompania ka marrë leje nga Ministria e Mjedisit apo institucio­ne të tjera për zhvillimin e aktiviteti­t në këto kushte, por ne si bashki jemi kundra këtij aktiviteti. Është një leje 32b që quhet ( gjysmë leje), e cila është dhënë për autoklavën, asgjësimin e një pjese të mbetjeve spitalore dhe tashmë duhet që të marrë një leje të dytë për incenerim të mbetjeve, dhe janë totalisht jashtë çdo lloj norme", u shpreh Valbona Mazerka, eksperte mjedisi në Bashkinë e Shijakut. Ndërsa juristja e bashkisë thotë se kompania nuk ka komunikuar me bashkinë në rrugë zyrtare, por vetëm me anë të postës elektronik­e. "Të dhënat e paraqitura në raport nga firma nuk korrespond­ojnë me realitetin. Jemi në mbështetje të banorëve dhe kërkojmë pezullimin e aktiviteti­t", u shpreh Albiona Mehmeti.

 ??  ?? Mbetjet brenda ndërtesës së Incenerato­rit
Mbetjet brenda ndërtesës së Incenerato­rit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania