Panorama (Albania)

Biznesmeni arrestohet për dy atentate me eksploziv

Eduard Dushku, i dënuar për vrasje, kapet në Tiranë

-

Një biznesmen i akuzuar për dy atentate me eksploziv u arrestua dje gjatë operacioni­t policor të koduar me emrin "Deja vu".

Në pranga ka rënë shtetasi Eduard Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "vrasjes". Policia tha se arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi hetimet zbardhën dhe dokumentua­n me prova ligjore autorësinë e këtij shtetasi në dy ngjarje të vjetra të shkatërrim­it të pronës me eksploziv, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015. Burimet zyrtare thanë se urdhri i arrestit është lëshuar në datën 5 shtator për shtetasin Eduard Dushku, pasi është dokumentua­r me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve me eksploziv në Tiranë. Biznesmeni i njohur si pronar i një linje autobusësh në kryeqytet akuzohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është djegur me lëndë djegëse automjeti tip "BMW", në pronësi të shtetasit A. P., 65 vjeç. Ai akuzohet edhe për ngjarjen e ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është dëmtuar me lëndë plasëse eksploziv lokali në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç. Burimet zyrtare të Policisë kanë thënë se pas arrestimit të 41- vjeçarit dhe dokumentim­it të provave ndaj tij, materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "shkatërrim prone me zjarr" dhe "shkatërrim prone me eksploziv".

PERSONAZHI Personi i arrestuar ditën e djeshme, shtetasi Eduard Dushku, rezulton të jetë me precedentë penalë dhe i dënuar më herët për vrasje. Biznesmeni u arrestua nga Policia e Tiranës në shtator 2011, pasi u kap me një armë pa leje pranë ish- Profarmës. Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë në pranga asokohe në afërsi të ish- Profarmës në Tiranë. Ndaj tij Gjyka- ta kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, pasi Eduard Dushku, sipas Prokuroris­ë, është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit, në gusht të vitit 2011. Vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku. Konflikti ka nisur pas gërvishtje­s së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

VRASJA Vrasja për të cilën akuzohet Eduard Dushku ka ndodhur më 22 gusht 2011, kur Besnik Tresa, shofer i linjës Sauk- Shkolla e Baletit, gjatë kohës që po lëvizte në drejtim të një kompleksi, në një pjesë të ngushtë të rrugës, është fërkuar me pasqyrën e mjetit tip "Benz 240", e drejtuar nga Albert Vrapi. Tresa, pas incidentit, ka lajmëruar pronarin Dushku, duke e vënë në dijeni për ngjarjen. Albert Vrapi ka nisur të debatojë me punonjësit Tresa, ndërsa Eduard Dushku ka ndërhyrë duke i kërkuar Albert Vrapit të largohej dhe të mos krijonte probleme. Debati ka precipitua­r në veprime të dhunshme, ku të dyja palët kanë filluar të goditen me sende të forta. Gjatë përleshjes, Dushku ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, duke vrarë Avdulla Vrapin, babanë e Albertit.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të biznesmeni­t
Momenti i arrestimit të biznesmeni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania