Panorama (Albania)

Plagoset me dy plumba në qendër të qytetit emigranti

-

BURREL - Plagoset me dy plumba pistolete një 32vjeçar i sapokthyer nga emigracion­i. Disa të shtëna me armë në sheshin "Demokracia", në qytetin e Burrelit, kanë ngjallur panik dhe frikë mbrëmjen e së mërkurës. Përplasja me armë mes dy të rinjve, banorë të qytetit verilindor, përfundoi me plagosjen e një 32- vjeçari. Zyrtarë të Policisë bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21: 00, në afërsi të lokalit "Meris", në qendër të qytetit. I plagosur me armë zjarri pistoletë mbeti shtetasi Akil Dedja, i kthyer nga emigracion­i pak ditë më parë. "Menjëherë forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para një lokali, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, mes dy të rinjsh, është qëlluar me armë ndaj shtetasit Akil Dedja, 32 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin "Xhavit Mara" të Burrelit jashtë rrezikut për jetën", bëri me dije Policia. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestrua­r dy gëzhoja. Autori i plagosjes është larguar, por policia ka arritur ta identifiko­jë dhe e ka shpallur në kërkim. Policia ka ngriti pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Hetuesit nuk kanë arritur ende të zbulojnë shkakun e përplasjes me armë, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të çastit mes dy të rinjve të përfshirë në konflikt. Gjithashtu është kryer kontroll dhe në banesën e autorit të dyshuar, por nuk është rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë, forcat e Policisë po mbajnë nën mbikëqyrje dhe të afërmit e të plagosurit, për të parandalua­r ndonjë ngjarje tjetër kriminale që mund të vijë si përshkallë­zim i plagosjes së 32vjeçarit Dedja. a. l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania