Panorama (Albania)

Putin: Kriza e Koresë mund të jetë e pamundur të zgjidhet

Trump me homologun kinez: Zgjidhja ushtarake, jo e para

- Vladimir Putin

Vladimir Putin ka deklaruar se kriza e Koresë së Veriut mund të jetë e pamundur të zgjidhet, ndërsa Kina po vazhdon përpjekjet me SHBA- të për të gjetur një zgjidhje diplomatik­e.

Në një bisedë telefonike me Kryeminist­ren britanike një ditë më parë, Presidenti­t amerikan, Donald Trump, tha se tani nuk është koha për të biseduar me Korenë e Veriut, ndërsa gjatë një bisede telefonike me Presidenti­n e Kinës të mërkurën, Xi Jinping, Trump raportohet se ka pohuar që zgjidhja ushtarake nuk do të ishte zgjedhja e tij e parë. Alarmi më i madh vjen nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili një ditë pasi parashikoi një katastrofë globale planetare, nëse çështja e Koresë së Veriut nuk zgjidhej me bisedime, të mërkurën pohoi se situata mund të jetë e pamundur të zgjidhet. Putin i bëri komentet pas takimit me Presidenti­n e Koresë së Jugut, Moon Jaein, në prag të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivosto­k të Rusisë. Putin përsëriti pohimin e tij, se sanksionet dhe presioni nuk do të jenë të mjaftueshm­e për të frenuar Korenë e Veriut. "Mos iu dorëzoni emocioneve dhe të shtyni në cep Korenë e Veriut. Tani më shumë se kurrë, të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të shmangim hapat që çojnë në një përshkallë­zim të tensionit", tha Putin. Sipas tij, pa mjete politike dhe diplomatik­e, është jashtëzako­nisht e vështirë të merresh me situatën. "Dhe për të qenë më i saktë, mendoj se nuk është fare e mundur", shtoi ai. Tensionet rreth pro- gramit bërthamor të Koresë së Veriut u intensifik­uan gjatë kësaj jave, pasi të dielën e kaluar Peniani raportoi se e kishte testuar me sukses një bombë hidrogjeni që mund të montohej në një raketë. Testi shkaktoi një tërmet prej 6.3 ballësh në zonën e testimit, të konfirmuar nga monitorues­it amerikanë. Gjatë vizitës së tij në Rusi, Moon foli ngrohtësis­ht për marrëdhëni­et e tij me Putinin, duke thënë se të dy ishin "miqësorë" dhe kishin të njëjtat synime. "Sidomos në lidhje me politikën e re të Lindjes dhe politikën e re të mbrojtjes që po ndjek, më bën të ndihem se po ëndërrojmë ëndrrën e njëjtë", tha Moon duke iu referuar Presidenti­t rus. Megjithatë, ai parashikoi një situatë të zymtë në Gadishulli­n korean. "Nëse provokimi i Koresë së Veriut nuk ndalet këtu, mendoj se mund të shkojmë në një situatë të pakontroll­ueshme", tha ai. Rusia ka luajtur një rol shumë më të dukshëm në krizën e Koresë së Veriut që prej testit nuklear. Sot, Putini pritet të zhvillojë bisedime me Kryeminist­rin japonez, Shinzo Abe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania