Panorama (Albania)

Si të veprohet me Phenianin?

- KERSTEN KNIPP*

"Ai po lyp luftë". Kështu e interpreto­n ambasadorj­a e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, testin e fundit me bombë të diktatorit korean, Kim Jong Un. SHBA nuk kanë dashur kurrë luftë, as tani, deklaroi ajo të hënën para KS të OKB- së. Anëtarët e KS u takuan në një mbledhje urgjente për të diskutuar për provokimet më të fundit të Koresë së Veriut.

Të hënën Koreja e Veriut ndezi një bombë me hidrogjen. Ajo shkaktoi një tërmet të shkallës 6.3. Një bombë e ndezur më 9 shtator 2016 shkaktoi një tërmet të shkallës 5.3. Programi ka avancuar, deshi të linte të kuptonte me këtë Kim Jong Un. Kërcënimet nuk bëjnë efekt Para së gjithash, koreanover­iori la të kuptohet se nuk pranon që t'ia përcaktojn­ë rregullat as Kombet e Bashkuara dhe as SHBA. Në fillim të gushtit, Këshilli i Sigurimit të OKB- së vendosi sanksione masive kundër Koresë së Veriut. Me rezolutën e pranuar njëzëri, Kombet e Bashkuara vendosën të bojkotojnë artikuj të rëndësishë­m eksporti të vendit: qymyr, hekur, plumb, por as fruta deti nuk lejohet më të eksportojë Koreja e Veriut. Përgjigjja e regjimit: manovra të tjera ushtarake dhe teste.

Edhe fjalët e drejtorit të CIA- s, Mike Pompeo, mbetën, me sa duket, pa efekt: "Për sa i përket regjimit, shpresoj që do të gjejmë një rrugë për ta ndarë nga sistemi", deklaroi ai në qershor. Kjo deklaratë u kuptua nga të gjithë si një aluzion për një ndryshim regjimi.

SANKSIONE EKONOMIKE PROBLEMATI­KE

Edhe sanksione të tjera ekonomike pritet të bëjnë pak efekt. Edhe të tashmet thuajse nuk kanë arritur gjë. Sipas një raporti të OKB- së të marsit të këtij viti, dy nga tre koreanover­iorë janë të nënushqyer. "Kur vendi është në gjendje të keqe ekonomike, tek ushtria regjimi kursen jo në krye, por në fund", thotë politologu që jep mësim në Universite­tin Pacific të Hawaii, Seung- Kyun Ko, në një intervistë me CNN. "Në Korenë e Veriut janë mësuar me vuajtje dhe regjimi është shumë i ushtruar për ta duruar."

Edhe një gjë tjetër flet kundër një embargoje më të gjerë: rezistenca që pritet e Kinës. Rrëzimi i Kim Jon Unit jo vetëm do ta afronte në kufirin e Kinës rivalin strategjik të Kinës, SHBA. Edhe kaosi dhe një emigrim masiv konsideroh­et si skenar tmerri në Pekin. "Në thelb, Kina dhe SHBA duhet të bien dakord për ta mënjanuar problemin e ' Koresë së Veriut'", thotë në bisedë me DW Wang Jiangyu, profesor i asociuar në National University of Singapor. "Qeveria e Phenianit përfiton nga rivaliteti midis Uashington­it dhe Pekinit."

DIALOGU SI OPSION I FUNDIT

Edhe në rrugë negociatas­h, Kim Jong Un si zor që të heqë dorë nga programi raketor. Ai duhet ta ketë parë se si përfunduan regjimet e shteteve të shpallura "shtete vagabonde", në Irak dhe në Libi, kur hoqën dorë nga programi atomik. Udhëheqësi­t e të dyja vendeve nuk e mbijetuan ndryshimin e sistemit, të iniciuar një herë nga SHBA dhe një herë nga NATO. Të dyja shtetet që atëherë ndodhen prej vitesh në buzë të kolapsit. E vetmja mundësi për ta bërë Phenianin që të ndryshojë qëndrim duket se është instrument­i më i vjetër i politikës: dialogu. Këtë e kujtoi në një telefonatë me Presidenti­n koreanojug­or Moon Jae- in Presidenti rus, Vladimir Putin. Të gjitha mjetet politike- diplomatik­e duhet të përdoren aktivisht, kërkoi ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania