Panorama (Albania)

Superkupa, Tirana leksion Kukësit

Goli i Hoxhallari­t vulos ndeshjen, ekipet e mbyllën me dhjetë lojtarë

- TIRANE

Super- Tirana merr Superkupën dhe u jep leksione futbolli kampionëve në fuqi të vendit.

Bardheblut­ë ishin surpriza më e bukur e kësaj finaleje dhe jo vetëm se ia doli, por dukshëm tregoi se kishte një filozofi loje shumë më të qartë se kundërshta­rët, dhe për këtë meritë ka edhe trajneri. U pa një ekip plot siguri, dëshirë dhe ambicie për ta marrë atë kupë. Dhe më e rëndësishm­e, dëshmoi se kjo skuadër nuk është kurrsesi për Kategorinë e Parë, me gjithë respektin për ligën. Goli në frymën e fundit i Hoxhallari­t çon në 11 numrin e Superkupav­e dhe në 51 numrin e trofeve, që për fat të keq vjen sërish nga një mbrojtës. Tirana vazhdon të ketë "makthet" e sulmit, pasi krijon pambarimis­ht, por vuan për të dërguar topin në rrjetë. Një problem që duhet ta zgjidhë, pasi tani nuk do të luajë as për mbijetesë e as për mesin e tabelës, por për të qenë e para dhe e vetmja në grup. Kukësi, edhe pse mban ende "kurorën", nuk bëri thuajse asgjë në fushë.

BIE SKENA

Gjithçka ka shkuar mirë në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Kukësit, me përjashtim të ceremonisë së dorëzimit të medaljeve dhe Kupës. FSHF kishte përgatitur një skenë të re me harkun e fituesit, nën të cilin do të qëndronin futbollist­ët e ekipit të Tiranës.

Në këtë hark u ngjit me shpejtësi edhe logoja e skuadrës fituese. Por nëse bazamenti i saj u vendos pa probleme, punonjësit që po merreshin me ndërtimin e kësaj skene nuk ia dolën ta ngrinin në këmbë. Ndonëse provuan për disa minuta që të ndërtonin skenën, ata në fund u dorëzuan pas udhëzimit të sekretarit të FSHF- së, Ilir Shulku, dhe ceremonia e medaljeve dhe trofeut u zhvillua vetëm me një pjesë të dekorit.

PANUÇI

Nëse tifozëria ka bojkotuar ndeshjen, Superkupa e Shqipërisë ka mbushur si rrallëherë tribunën VIP të stadiumit "Selman Stërmasi" në kryeqytet. Nuk mund të mu- ngonin presidentë­t e të dy klubeve, Refik Halili dhe Safet Gjici, por përkrah tyre kishte edhe shumë figura të tjera të njohura. I pari ishte trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili i shoqëruar nga një prej asistentëv­e të tij, po ndiqte me vëmendje paraqitjen e dy skuadrave në fushë për të pikasur ndonjë element interesant që mund të shfrytëzoj­ë në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania