Panorama (Albania)

Ballist Morina, ndërhyn Presidenti Meta

Kreu i shtetit ka thërritur në takim ambasadore­n kroate

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, thërret në një takim ambasadore­n kroate në Tiranë, Sanja BujasJurag­a, lidhur me çështjen e Ismail Morinës. Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimi­t të Ballistit në Serbi, kreu i shtetit ka shprehur shqetësimi­n e tij për rrezikimin e jetës së Morinës. Presidenti Meta gjithashtu ka dyshime se në Serbi do të ketë një proces objektiv dhe të drejtë ndaj Morinës. Ndërkohë, nga ana tjetër, ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, ka reaguar gjithashtu për çështjen e tifozit shqiptar, që u bë protagonis­t tri vite më parë në ndeshjen Serbi- Shqipëri në Beograd. Ministrja Kuburoviç deklaroi sot se gjykatat serbe mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe të ndershëm për Ismail Morinën. Pas lajmit se Gjykata e Lartë kroate konfirmoi vendimin për ekstradim, të dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, Kuburoviç foli për mediat serbe. "Duhet të theksoj se spekulimet e medias që nuk do të jenë një gjyq i drejtë ose se nuk do të kenë kushtet e duhura në paraburgim, janë të pasakta", theksoi ajo në një prononcim për "Tanjug". Kuburoviç kujtoi se në raportet e fundit të të gjitha institucio­neve përgjegjës­e që vizituan burgun në Serbi, deklaruan se në to nuk ka tortura dhe se gjendja e të burgosurve është përmirësua­r dhe krahasuar me vitet e kaluara. "Gjykatat serbe mund të ofrojnë një gjykim të drejtë dhe të ndershëm. Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimi i ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqish­me dhe se Morina do të ekstradohe­t në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së Lartë në Beograd", përfundoi Kuburoviç.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me ambasadore­n kroate, Sanja Bujas- Juraga
Presidenti Ilir Meta me ambasadore­n kroate, Sanja Bujas- Juraga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania