Panorama (Albania)

Bashkitë shtojnë borxhin, 95 milionë USD në 6 muaj

Shkresa e financave, shtohet buxheti për vendorët në 2018

-

Bashkitë kanë krijuar një borxh të ri ndaj bizneseve dhe individëve, prej 96 milionë Usd, vetëm në 6 muajt e parë të vitit.

Një raport i Ministrisë së Financave, vëren se detyrimet e prapambetu­ra janë shtuar ndjeshëm gjatë pjesës së parë të vitit. Kjo ndoshta edhe si pasojë e angazhimit të pushtetit vendor, në ndihmë të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore. Shpesh, kryetarët e bashkive u bënë pjesë e ekzekutivi­t dhe partive të opozitës ( në rastet kur ishin pjesë e opozitës), për të treguar modelet e tyre të suksesit dhe për të bindur votuesit të votonin për partitë që përfaqëson­in. Raporti i financave tregon me shifra se borxhi arriti në 9.6 miliardë lekë deri në fund të qershorit.

RAPORTI

Nga përpunimi i të dhënave dhe përditësim­i i informacio­nit nga çdo bashki për periudhën prill- qershor 2017, sipas raporti të financave, rezulton se, "detyrimet e prapambetu­ra të krijuara rishtazi për njësitë vendore deri në qershor 2017, arrijnë në vlerën 9.5 miliard lekë ( kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime dhe vendime gjyqësore)". "Në tremujorin e dytë të vitit 2017, janë krijuar detyrime që kapin vlerën 3.2 miliard lekë ( kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime). Sipas informacio­nit të njësive të vetëqeveri­sjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijua- ra deri në qershor 2017, janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim. Peshën më të madhe të detyrimeve të reja të krijuara rishtazi e ka bashkia Ti- ranë me 3.7 miliard lekë. Këto detyrime janë rezultat i procesit të ristruktur­imit dhe shlyerjes të stokut të detyrimeve të prapambetu­ra në tre vjet duke i dhënë përparësi shlyerjes së detyr- imeve më të vjetra sipas metodës FIFO dhe pagesës së detyrimeve më të fundit në periudhat pasardhëse, por gjithmonë duke siguruar shlyerjen e plotë dhe qëndrimin korrent brenda 2 viteve të ardhshme. Deri në qershor të 2017, janë likuiduar 12.2 miliard lekë detyrime ( detyrime të krijuara gjatë gjashtëmuj­orit të parë të vitit 2017, vitit 2016 dhe detyrimet e akumuluara në vite deri në dhjetor 2015). Në tremujorin e dytë të vitit 2017 janë likuiduar rreth 3.9 miliard lekë. Vlera e mbetur, e cila parashikoh­et të shlyhet në vitin në vazhdim, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave, është 9.1 miliard lekë."

BUXHETI I RI

Por duket se qeveria, për vitin 2018 do të jetë më bujare me bashkitë. Një dokument i Ministrisë së Financave, për udhëzimin e bashkive për përgatitje­n e buxhetit 2018, sqaron fondet që do i shtohen pushtetit ven- dor. Bëhet fjalë për efektet e para të ligjit të ri "Për financat e vetëqeveri­sjes vendore". Bashkitë do të marrin më shumë para nga buxheti, si dhe do të marrin një pjesë të mirë të taksave që paguhen aktualisht për buxhetin qendror. Urdhri i Ministrisë së Financave, parashikoh­en që: "sipas përcaktimi­t të ligjit për financat e vetëqeveri­sjes vendore, duke filluar nga viti 2018, njësitë vendore përfitojnë 25% të të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimi­n e mjeteve të përdorura si dhe 2% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale." Gjithashtu, udhëzimi parashikon që "transferta e pakushtëzu­ar për vitin 2018 do të jetë afërsisht 5 % më e madhe se transferta e pakushtëzu­ar e buxhetit të vitit 2017".

 ??  ?? Faksimile e raaportit për borxhin
Faksimile e raaportit për borxhin
 ??  ?? Faksimile e urdhërit për buxhetin
Faksimile e urdhërit për buxhetin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania