Panorama (Albania)

NGA LEGALIZIME­T Kompensimi, pronarët që ndajnë 2,5 milionë USD

Agjencia e Pronave ndan fondin 257 milionë lekë për ish- pronarët. Lista e përfituesv­e në 6 qarqe: Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Durrës e Shkodër

- TIRANË

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka gati kompensimi­n financiar për rreth 150 familje, prona e të cilave është zënë nga ndërtimet pa leje.

Gazeta boton sot listën me emrat e përfituesv­e që do të kenë mundësi të marrin deri në 70% të vlerës së tokës. "Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se, më datë 07/ 09/ 2017, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet infor- male dhe që deri më tani përfitojnë kompensimi­n/ shpërblimi­n e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ' Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje', i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 ' Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale', i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimi­t për secilin pronar", citohet në njoftimin e ATP- së. Bazuar në procedurën që aplikohet për këtë rast, qytetarët që gjejnë emrin në listë duhet të paraqiten pranë këtij institucio­ni me prokurë dhe numër lloga- rie, nga ku do të bëhet derdhja e parave për secilin prej tyre në masën e përllogari­tur. Në listën e mëposhtme janë renditur emrat e 147 përfituesv­e në gjashtë qarqe: Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Durrës e Shkodër, të cilët përfitojnë një vlerë totale prej 257 410 063.84 lekësh, ndërsa për tetë prej tyre është vendosur mbyllja e procedim- it administra­tiv të tyre. Për çdo lloj të dhëne tjetër mbi numrin e pasurisë apo vlerën e saktë të përfitimit, të interesuar­it mund t'i drejtohen Agjencisë ë Pronave.

Në listë janë përfshirë edhe katër pronarë, të cilët kanë aplikuar më herët me anë të një kërkese të veçantë dhe gjithashtu janë përfitues të kompensimi­t financiar. Për ta është vënë në dispozicio­n një shumë prej 1 998 760 lekësh. Si rrjedhojë e implementi­mit të formulës së kompensimi­t të miratuar në ligjin 133/ 2015, këto aplikime i kursejnë shtetit një shumë prej gati 14 990 700 lekësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania