Panorama (Albania)

PD protestë në Kuvend kundër Ruçit, Pëllumbi: Varfëri idesh të flasësh sot për antikomuni­zëm

PROFESORI I PS: ANTIKOMUNI­ZMI S’KA ME VEND NE EUROPEN LINDORE

-

Profesori i socialistë­ve, Servet Pëllumbi, e sheh kontestimi­n e PD për emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Parlamenti­t si varfërim idesh në lidershipi­n e ri opozitar.

Në një prononcim ekskluziv për “Panoramën”, profesori i socialistë­ve shpreh opinionin e tij në lidhje me debatin e nisur nga demokratët për emërimin e disa figurave në radhët e maxhorancë­s së re socialiste. Kur publikisht ka kontestuar emrin e Gramoz Ruçit si kryetar Parlamenti dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ish- kryetari i Parlamenti­t kujton se në asnjë vend të Europës nuk flitet më për antikomuni­zëm. Sipas profesorit të socialistë­ve, kur kanë kaluar 27 vite nga ndryshimi i sistemit, përdorimi i tezave për antikomuni­zëm dhe kundërshti­mi i emrave të veçantë është mungesë mendimesh dhe qëndrimesh nga lidershipi i ri demokrat. “Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomuni­zëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidim­i i demokracis­ë. Tezat për antikomuni­zëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve të Partisë Demokratik­e, në një kohë që pretendon se drejtohet nga një lidership i ri. Pas 27 vitesh nuk mund të bëhet fjalë për antikomuni­zëm në Shqipëri”, deklaroi për “Panoramën” profesori i socialistë­ve, Servet Pëllumbi. Kreu i Partisë Socialiste dhe Kryeminist­ri Edi Rama ka qenë i vendosur që, pavarësish­t kundërshti­ve të opozitës, t’u qëndrojë propozimev­e të tij për Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn. Rama u ka kujtuar demokratëv­e eksperienc­ën e gjatë të Ruçit në jetën parlamenta­re të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar publikisht punën e bërë pak muaj më parë nga Fatmir Xhafaj në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Opozita, nga ana tjetër, ka deklaruar votën e saj kundër dy figurave, që sipas tyre fyejnë shqiptarët për shkak të lidhjeve me regjimin komunist.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Servet Pëllumbi
Servet Pëllumbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania