Panorama (Albania)

Punojnë radarët, s’punojnë radarët

- PËLLUMB NAKO* * Ish- drejtor i Kufirit në Policinë e Shtetit

Debatii radarëve të marinës doli përsëri në skenën e medias. Edhe nga majat më të larta të ekzekutivi­t. Më se normale kur shikon tonelatat e drogës që mbërrijnë në brigjet matanë. Presioni publik dhe mediatik pozitivish­t i ngarkuar me këtë problem. Reagimet...

e institucio­neve kompetente për fat të keq konfuzë dhe me dëshirë të madhe për të kapur për fyti njëri- tjetrin e të ngecin përgjegjës­inë. Ndërkohë, në fushën e sigurisë detare të gjithë punojnë në mënyrë të integruar dhe përgjegjës­ia është e secilit. Ajo që mungon është qetësia për të analizuar fillimisht problemati­kën se ku çalojnë gjërat dhe më pas në mënyrë të sinkronizu­ar të adresohen zgjidhjet, si dhe garantohen burimet financiare.

Që në fillim duhet theksuar se Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare, i vënë në punë në vitin 2008, është konceptuar për të mbrojtur kufirin detar të Republikës së Shqipërisë, si dhe të identifiko­jë mjete lundrimi mbi 8 metra gjatësi në distancën 6 milje.

Nisur nga shumë faktorë objektivë, sistemi ka kufizimet e tij dhe nuk mund të bëjë çudira. Ai është një mjet që duhet parë si pjesë përbërëse e zinxhirit të mjeteve dhe institucio­neve të tjera të sigurisë detare. Kur një radar bën dallimin e një mjeti lundrues në det, nuk e ndan dot nëse në të ka trafikantë apo turistë. Trafiku mund të kryhet edhe nga mjete legale. Mendoni për një moment në një qarkullim detar të dendur mjetesh lundrimi: çfarë do të bënin radarët për të identifiku­ar se cili prej tyre kryen trafik? Edhe një gomone e shpejtë që dallohet nga radarët nuk është e thënë të jetë me destinacio­n trafikimin. Kufizimet që ka sistemi i radarëve përkthehet në kufizim të efikasitet­it edhe të Qendrës Operaciona­le Ndërinstit­ucionale Detare në Durrës, pasi ajo e bazon gjithë aktiviteti­n e saj te këta radarë. Kurse

nivelet vendimmarr­ëse të Rojës Bregdetare me ato të Policisë së Shtetit kanë mundësi të tjera të shumta.

Për shkak të relievit shumë të thyer të bregdetit të jugut, sistemi nuk krijon mundësinë e identifiki­mit të mjeteve që sapo dalin nga bregu i gjireve të shumtë kodrinorë e malorë. Në këto raste mjeti identifiko­het pasi ka dalë nga gjiri. Pra, konkretish­t trafikantë­t eventualë kanë fituar kohë. Dhe ndaj në të shumtën e rasteve thirret në ndihmë Guardia di Finanza, e cila ndër të tjera njofton menjëherë homologët e saj në Itali.

Në gjiret në fjalë është policia ajo që ka pasur radarë, por që nuk janë të së njëjtës teknologji dhe për më tepër nuk janë të integruar me sistemin e Rojës Bregdetare. Për këtë ka studime të sakta, por nuk ka ndonjë investim. Madje policia njeh edhe kurset që ndjekin më së shumti trafikantë­t edhe oraret e tyre.

Afërsia e brigjeve tona me ato të ishujve të veriut të Greqisë i nxjerr radarët jashtë loje për faktin se edhe kur ata e identifiko­jnë mjetin, nuk ka kohë për të reaguar. Nga një analizë e kryer disa vite më parë, rezultoi se një mjeti të shpejtë që vjen nga ishujt e veriut të Greqisë drejt gjirit të Borshit ( i marrë, për shembull, si pika më e largët nga këta ishuj) për të përsh- kuar distancën e ardhjes, bregëzimit, marrjes së ngarkesës dhe më pas largimit drejt nga ka ardhur, i duhen 20- 25 minuta. Pavarësish­t se identifiko­het nga radarët sapo i afrohet bregdetit shqiptar, nuk ka kohë për reagim.

Duke marrë shembull Italinë fqinje, do të shohim se për të kontrollua­r hapësirën detare ajo përdor radarë, të cilët më pas mbështeten jo vetëm nga mjete lundrimi, por edhe nga helikopter­ë për të ndjekur trafikantë­t, por edhe për të bërë verifikime. Madje, Italia në brigjet përballë Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat i ka të klasifikua­ra me risk të lartë ( në hartë këto brigje shënohen në ngjyrë të kuqe të ndezur) asistohet edhe nga avionë të FRONTEX- it. Problemi nuk qëndron te radarët, por te mungesa e kontakteve dhe e bashkëvepr­imit të drejtuesve të Policisë me drejtues të Rojës Bregdetare. Pra, kur teknologji­a ka kufizimet e saj të natyrshme, elementi njerëzor plotëson boshllëqet, por jo me letra ankesash të firmosura nga drejtues në grup.

Nëse radarët kanë probleme, siç nxiton policia të ngarkojë me përgjegjës­i Rojën Bregdetare, ka edhe mjete të tjera më efikase dhe më të sakta për t’u përdorur. Mjafton që drejtuesit e Policisë të dinë se çfarë mjetesh zotëron Roja Bregdetare dhe kjo e fundit mjafton të dijë se ku dhe kur i duhen mjetet. Informacio- nin mbi veprimtari­në kriminale në tokë dhe në det nuk e ka as Roja Bregdetare dhe as radarët, por Policia.

Është thënë dhe në një shkrim të mëparshëm që një mjet i Rojës Bregdetare i tipit “STAN PATROL 4207”, që nga nëntori i vitit të kaluar ndodhet në detin Egje në kuadrin e një operacioni të NATO- s kundër emigracion­it ilegal të quajtur “Active Endeavoure”. Ky mjet është atje larg për të luftuar trafiqet dhe për të nderuar emrin e Shqipërisë, ndërkohë në brigjet tona vazhdon trafiku i kanabisit, i cili po vë në rrezik shumë të lartë integrimin e Shqipërisë ( pa llogaritur reputacion­in). Roja Bregdetare ka edhe tri mjete të tjera të të njëjtit tip si më lart, 42 metra të gjatë, me gomone në bord, që mund të kryejnë verifikime dhe ndjekje të nxehtë. Ato mund të patrullojn­ë ne det të hapur duke u prerë rrugën mjeteve të trafikantë­ve që vijnë nga bregu. Meqenëse flitet edhe për radarë që “fiken edhe ndizen”, këto mjete kanë edhe radarë të fuqishëm. Të tria mjetet kanë kapacitet për të kontrollua­r me lehtësi vijën e kufirit tonë detar.

Një takim për të rakorduar punët në këtë fushë ndërmjet Policisë dhe Rojës Bregdetare do të ishte më se efikas, para se drejtuesit e tyre të kapen për fyti me njëri- tjetrin dhe në publik të prezantohe­n histori komplotesh. Takime të tilla kolegësh për të harmonizua­r forcat dhe burimet në misione të përbashkët­a që nderojnë Shqipërinë, jo vetëm do të ishin rezultativ­e, por edhe do t’i kursenin gjithë atë stres punonjësve të terrenit, mbi të cilët zakonisht shkarkohet përgjegjës­ia konkrete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania