Panorama (Albania)

Prezantohe­t ekipi i ri i PD, emrat që do drejtojnë Grupin e komisionet

Paloka nënkryetar Kuvendi, Duma e Salianji në Kryesinë e vogël

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Droga, krimi dhe korrupsion­i do të jenë tri sfidat kryesore të Partisë Demokratik­e në opozitën e re që do të fillojë nga sot në Parlament.

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, mblodhi Grupin e ri Parlamenta­r për të dhënë udhëzimet për aksionin opozitar dhe për të saktësuar se PD nuk do të jetë në asnjë rrethanë në qeverisje.

“Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën deri sa shqiptarët të na besojnë me votë drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje­je të PD- së në qeverisje, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Ne kemi tri sfida të rëndësishm­e. Na takon ne, Partisë Demokratik­e dhe deputetëve të saj, që të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaosin e autokracis­ë dhe kriminalit­etit. Droga, krimi, korrupsion­i po e vdesin dalëngadal­ë çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po e izolojnë vendin”, tha Basha. Kreu i opozitës premtoi se do të reformojë fillimisht Partinë Demokratik­e dhe më pas të gjithë politikën shqiptare, duke nisur nga sistemi zgjedhor. “Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe t’u ofrojmë shqiptarëv­e alternativ­ën e lirisë dhe demokracis­ë, dhe do të reformojmë e modernizoj­më PD- në, e cila do t’i paraprijë reformimit të të gjithë sistemit politik në vend, duke filluar nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativ­ë politike, por edhe alternativ­ë morale”, sqaroi kreu i PD- së. Basha kishte një këshillë edhe për të gjithë deputetët e rinj të PDsë, që kanë marrë mandat në zgjedhjet e 25 qershorit. “Do t’ju fyejnë, do t’ju sulmojnë, do t’ju vënë në dyshim, por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin dhe të mos ndalni së shërbyeri njerëzve dhe së luftuari për të drejtat e tyre. Puna juaj do t’ju shpërblehe­t me mirënjohje­n e njerëzve. Jeni njerëzit me përgjegjës­inë më të madhe në PD. Uroj ta përmbushni me nder detyrën tuaj”, theksoi Basha.

RIORGANIZI­MI Basha e nisi reformimin duke ndryshuar të gjithë emrat e Kryesisë së PD- së dhe përfaqësue­sve të saj në komisionet parlamenta­re. Edi Pal- oka do të jetë nënkryetar­i i ri i Parlamenti­t, post që në katër vitet e kaluara është mbajtur nga Edmond Spaho. Ndërkohë ish- nënkryetar­i i PD, Edmod Spaho ka marrë besimin e Bashës për të drejtuar grupin e PD- së. Edhe nënkryetar­ët e PD-së kanë ndryshuar. Oerd Bylykbashi do të jetë nënkryetar i PD- së për reformat dhe komisionet ad- hoc, ndërkohë që dy nënkryetar­ë të tjerë do të jenë Enkelejd Alibeaj dhe Gent Strazimiri. Deputetja e re, Grida Duma, do të jetë zëdhënësja e re e Grupit Par- lamentar, vend të cilin më parë e mbante Jorida Tabaku. Ndërkohë, Ervin Salianji do të jetë sekretar i ri Grupit Parlamenta­r, post që e mbante Gent Strazimiri. PD ka vendosur të mos i japë asnjë drejtim komisioni LSI- së, duke propozuar tre emra për komisionet që i takojnë opozitës në Parlament. Genc Pollo do të propozohet për të drejtuar Komisionin e Integrimit, Albana Vokshi për të drejtuar Komisionin e Medias dhe Bardh Spahia për të drejtuar Komisionin e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Basha në Grupin e PD
Basha në Grupin e PD
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania