Panorama (Albania)

Rama cakton tri deputetet e PS që do koordinojn­ë emërimet në administra­të

“Kontratat e performanc­ës për çdo ministër dhe zv. ministër. Vetëm mbi bazën e tyre do të gjykohet edhe puna e secilit”

-

Kryeminist­ri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, ka deklaruar se do të vazhdojë marrëveshj­en me kreun e Partinë Demokratik­e, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë ka lënë të kuptohej se ishte dakord me kërkesën e Lulzim Bashës për të realizuar ndryshime kushtetues­e dhe për të vendosur sistemin “recall”, po ashtu ka deklaruar se preferon diskutimin në “duet” me kreun e PDsë. Rama u shpreh se do të kërkojë gjithmonë konsensus me opozitën dhe ka treguar merakun e tij të madh, atë të mosdërgimi­t për skrap të tepsisë së pushtetit.

Si rezultat i një marrëveshj­eje me kryetarin e PD-së, z. Basha, arritët të realizonit zgjedhjet më të qeta në historinë 25- vjeçare të tranzicion­it në Shqipëri. A synoni një marrëveshj­e për qeverisjen e legjislatu­rës… për të tërhequr opozitën drejt reformave dhe për t’ju larguar këtij spektakli që sapo përmendët?

Ne kemi një marrëveshj­e dhe unë uroj që ajo marrëveshj­e të mos ketë vdekur, bashkë me zgjedhjet dhe me rezultatin shumë larg pritshmëri­ve që mori Partia Demokratik­e, edhe pse me shumë keqardhje pashë një shprehje krejtësish­t në kundërshti­m me frymën e marrëveshj­es, kur lexova një paçavure të gjatë që një departamen­t i PD- së çonte në Bruksel për të nxirë faqen e Shqipërisë.

Ajo që ju thoni, le të grindemi në shqip, por të merremi vesh në gjuhën angleze... Të mos bëhemi gazi i botës në gjuhën angleze, më saktë. Ju keni një marrëveshj­e që shpresoni se do t’i qëndroni dhe ajo marrëveshj­e flet për Reformën Kushtetues­e, për prokurimet dhe Reformën Zgjedhore. Ka piketa për këto reforma? Madje, ju përmendët departamen­tet. Duket se PD- ja të vetmen gjë që ka bërë gjatë kësaj periudhe, ka organizuar disa departamen­te dhe ka folur për Reformën Administra­tive që nuk është pjesë e marrëveshj­es së 17- 18 majit.

Nuk është pjesë, edhe jemi komplet në dy kahe të kundërta. Jeni i hapur për ta diskutuar? Do të isha shumë i gatshëm ta diskutoja nëse do të shkonim në një reduktim të mëtejshëm të numrit të bashkive. Po për të shkuar në një rritje të numrit të bashkive është nonsens historik dhe shkon në të kundërt me vizionin dhe me bindjet tona për mënyrën se si do të administro­het territori në nivelin e dytë qeverisës.

Përveç çështjes administra­tive, besoj se ju jeni i ndërgjegjs­hëm që kjo reformë, në të cilën PD nuk mori pjesë, e dëmton politikish­t nëse e përkthejmë në mandate elektorale apo zgjedhje lokale?

Nuk ka asnjë lidhje me këtë, sepse numri i bashkive apo i komunave nuk përcakton fatin elektoral të asnjë partie, për sa kohë Shqipëria ishte, është dhe do të jetë e ndarë në 12 qarqe.

Cili është mekanizmi që do të përfshijë opozitën? Do të kërkoni konsensus dypalësh apo trepalësh, duke përfshirë edhe LSI-në?

Gjithmonë nëse flasim për konsensus, ky nënkupton të gjithë spektrin. Nëse flasim për marrëveshj­e mes palëve, këtu mund të jemi me spektër të kufizuar. Por ky është një diskutim i parakohshë­m, pasi do të duhet të shohim se si do të pozicionoh­en opozitat në raport me këto çështje të mëdha.

Nëse nuk arrini konsensus, do të kërkoni 84 vota për të miratuar ligje me shumicë të cilësuar... Gjithmonë do të kërkojmë vota në Parlament, edhe për ligje që nuk kanë nevojë për 84 vota. Në kuptimin që gjithmonë do të kërkojmë të gjejmë vesh për të na dëgjuar dhe të gjejmë mirëkuptim apo dakordësi për ligje që kanë rëndësi, qofshin dhe jo me 84 vota.

Më lejoni të qëndroj pak në këtë pikë. Koncepti kushtetues më i guximshëm, që lidhet me përfshirje­n e qytetarëve në bashkëqeve­risje, ka qenë “recall” i zotit Basha për deputetët, që mund t’u hiqej mandati nga njerëzit, - nuk po diskutojmë sa serioz e sa joserioz, kjo është histori tjetër. Kur thërrasim qytetarët në skenë, a jemi të sigurt se po qëndrojmë brenda sistemit, duke pasur parasysh se ju vetë në asamble thatë: “Njerëzit e zakonshëm e bënë të tyren. Ata e fituan betejën zgjedhore për ne.”? A nuk është koha të bëni ju betejën për njerëzit?

Po sigurisht, patjetër, por nuk kuptoj ku është problemi nëse ne u krijojmë kushtet njerëzve, nëse ne i japim në dorë një instrument çdo njeriu të zakonshëm ... për të qenë…

Janë disa instrument­e ekzistuese, të cilat kurrë nuk janë përdorur...

- … për të qenë i përfshirë në proces, për të ngritur në kohë reale shqetësime, apo për të dhënë në kohë reale ide, ose për të shfaqur interes në dhënien e kontributi­t të tij të drejtpërdr­ejtë. Për shembull, ku është problemi nëse një komunitet njerëzisht të zakonshëm kanë një shqetësim dhe për këtë duan të komunikojn­ë drejtpërdr­ejt me ministrin?

Dhe kjo do të vazhdojë në bashkëpuni­m me opozitën. Gjatë katër viteve të shkuara kemi parë duelin në Parlament, por kemi parë edhe duetin e shkurtër që nga marrëveshj­a e 17 majit e deri te bashkëqeve­risja me ministrat teknikë. Preferoni duelin, apo duetin?

Duetin!

Ju keni dëshmuar gjatë mandatit të kaluar, por edhe keni paralajmër­uar se nuk e konsideron­i tabu ndërrimin e “kuajve” gjatë rrugës, por pyetja ime është për ministrat… Nëse nuk arrihen objektivat, largohet ministri apo shihet edhe... struktura?

Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të caktuar objektiva konkretë për çdo ministri, për t’i kalendariz­uar proceset për arritjen e këtyre objektivav­e dhe mbi bazën e këtij kalendariz­imi, ne po hartojmë për herë të parë besoj në historinë e qeverisjes të gjithë këtyre viteve, kontratat e performanc­ës për çdo ministër dhe pastaj do të zbresim edhe për çdo zëvendësmi­nistër dhe për çdo drejtues në sektorë të caktuar. Mbi bazën e këtyre kontratave të performanc­ës, të cilat janë kontrata të matshme, do të gjykohet edhe puna e çdo ministri, e çdo zëvendësmi­nistri dhe çdo drejtuesi në sektorë apo agjenci të caktuara që do të ketë objektiva konkretë dhe një kalendar pune të përcaktuar.

Duke folur për ristruktur­imin, Ministria e Integrimit “shkon” te Ministria Jashtme, bën sens, por si do t’u përgjigjes­hit kritikëve dhe cinikëve që thonë se kjo është thjesht për të hequr njerëzit e LSI- së?

Nuk është e nevojshme t’u përgjigjem kritikëve, se kritikët kanë punën e tyre, por unë kam punën time dhe sigurisht puna ime është që të bëj gjithçka mundem që mekanizmat e qeverisë dhe procesi qeverisës të funksionoj­në sa më mirë. Kështu që më duket komplet absurd që të mendosh se në drejtimin e një vendi të nisesh nga idera të tilla, si largime të disave apo… Ministria e Jashtme ka një emër tjetër tani? Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pra do të ketë një detyrë drejtuese politikish­t në raport edhe me partnerët dhe koordinues­e në raport me të gjitha dikasteret që do të përfshihen në procesin e negociatav­e.

Nëse i qëndrojmë mandatit të parë qeverisës, fjala kyçe në atë mandat ishte Rilindja. Në mandatin e dytë, cila është fjala kyçe e qeverisë suaj? Shqipëria që duam! Një fjalë e urtë thotë: Bëmë edhe një herë nuse, pa di unë si të nusëroj. Në Asamble ju folët për “kusuret e qeverisjes”. Çfarë ju mbetet peng i madh i 4 viteve të shkuara?

Që nuk luftuam sa do të duhej korrupsion­in, që nuk reformuam shtetin së brendshmi aq sa do të duhej dhe që nuk prekëm dot sferat e influencës së partive në administra­të.

Premtimi më i bujshëm i fushatës së 2013- s ishte 300 mijë vende pune… Cili është premtimi që i druheni më shumë për mandatin e dytë?

Premtimi që i druhem më shumë është që të mos mund ta çojmë tepsinë për skrap gjatë mandatit të dytë. Rezistenca do të jetë e fortë edhe brenda nesh, pasi sistemi i interesave të lidhur me tepsinë është shumë më i komplikuar dhe është shumë më i fuqishëm sesa çfarë duket.

 ??  ?? Rama në Grupin e PS
Rama në Grupin e PS
 ??  ?? KRYEMINIST­RI EDI RAMA
KRYEMINIST­RI EDI RAMA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania