Panorama (Albania)

Studimi i UET: Bilanci i 15 viteve, sa ia ka vlejtur masteri

- TIRANE

Studimet Master në Shqipëri janë relativish­t të reja, vetëm 15 vjet, por kjo diplomë është më e kërkuara nga tregu i punës.

Në prag të 10- vjetorit të diplomave Mas ter, Universite­ti Europian i Tiranës organizoi dje seminarin e parë të karrierës në Shqipëri me temë: “10 vjet programet master - Sfida: Formalizëm vs Profesiona­lizëm”, ku ishin të ftuar përfaqësue­s nga bota e biznesit.

UET futen në vitin e 10- të të programeve master dhe ky seminar shërbeu për të bërë një analizë dhe një vlerësim për mënyrën se si këto programe i janë përgjigjur kërkesave të studentëve për t’u specializu­ar dhe mbi të gjitha, se si ky formim dhe specializi­m i përgjigjet kërkesave të vetë tregut të punës.

Presidenti i UET- it, Prof. dr. Adrian Civici, theksoi se UET gjithë punën e ka përqendrua­r në thellimin e aspektit të profesiona­lizimit të studentëve dhe programeve master, sidomos masterave profesiona­l që janë të shumtë të larmishëm dhe me një dinamikë që ndryshon nga njëri vit në tjetrin në përputhje me dinamikat e tregut të punës. Ai përmendi disa nisma të rëndësishm­e që universite­ti ka ndërmarrë në këtë drejtim si “UET- i universite­ti i biznesit”, programi 250+ dhe ngritjen e bordeve të tregut të punës pranë çdo departamen­ti.

“Janë 3 elementë shumë të rëndësishë­m të organizimi­t në funksion të masterit: janë bordet e tregut të punës, çdo program studimi, dhe çdo departamen­t ka një bord specifik nga institucio­net, bizneset, që quhen bordet e tregut të punës. Në një masë të konsiderue­shme janë ish. studentët tanë që kanë mbaruar në vite që tashmë janë eksepertë, drejtues, specialist­ë në biznese të ndryshme, të cilët lidhen rregullish­t dhe konsultohe­n me departamen­tet për përmbajtje­n e programeve, cilësinë e tyre dhe mbi të gjitha për përputhjen e tyre me çka ndodh në ekonominë reale dhe tregun real. Nga ana tjetër, është shumë i rëndësishë­m panairi vjetor i punës që ne bëjmë, ku rreth 60 kompani dhe biznese nga më cilësoret në Shqipëri vijnë në UET si për të ofruar vende të reja të punës. Objektivi i tretë është pjesmarrja aktive e UET në gjithë llojet e aktivitete­ve duke përfshirë panairin Work and Study që bën Bashkia e Tiranës me ministrinë e arsimit apo institucio­ne të tjera. Po ashtu në Master e kanë shumët të zgjeruar gamën dhe kontaktin me CEO- t e bizneseve, menaxherët e tyre me marketingu­n, qoftë me auditor këtu, por edhe me praktikat në kompani.” ÇFARË KËRKON TREGU I PUNËS NGA MASTERAT?

Në këtë seminar ishin të pranishëm katër përfaqësue­s të rëndësishë­m, të biznesit në Shqipëri, të cilët ndanë me auditorin e pranishëm mendimet dhe sugjerimet e tyre për studentët dhe pritshëmri­të në lidhje me performanc­ën e tyre në tregun e punës.

Nënkryetar­i i dhomës së Tregtisë, z. Arben Shkodra, u shpreh për atë se çfarë kërkon biznesi sot në lidhje me të diplomuari­t. Ai vlerësoi bashkëpuni­min UET-Biznes duke kërkuar që ky bashkëpuni­m të përforcohe­t më tej.

“Në biznes sot, sfidat janë të mëdha. Nevojiten specialist­ë, personalit­ete në fusha të ndyshme të cilët mund të ndihmojnë biznesin të përballet me këto sfida. Nevojitet që programet e masterave të jenë shumë më interesant­ë. Kjo bëhet duke vazhduar inicia- tivën tuaj 250+, ku biznesmenë­t tanë kanë dëshirë të vijnë dhe të japin leksione. Mund të organizohe­t që në programin e masterit të zhvillohen leksione edhe pranë koorporata­ve, të cilat tashmë kanë mundësinë t’i akomodojnë. Të ripreken modulet në mënyrë që të na vijnë ne, të cilët jemi fundori, enduser- i i produktit tuaj”- theksoi Shkodra.

Ndërkohë znj. Arjana Tusha, Drejtoresh­ë e Burimeve Njerëzore pranë BKTsë ka ndarë disa sugjerime në lidhje me përmirësim­in e programeve master në mënyrë që të diplomuari­t të jenë sa më pranë tregut të punës të sistemin bankar.

“Është e nevojshme që aplikantët të kenë njohuri të gjera jo vetëm në ekonomi, por edhe në IT, pasi bankat sot po shkojnë drejt dixhitaliz­imit, ndërkohë që njohuritë e marra në teori duhet të gjejnë zbatim në praktikë. Studentët duhet të kenë aftësi analitike, të cilat janë të domosdoshm­e. Një sugjerim mund të ishte përfshirja e një lënde në gjuhën angleze, në programin master, në mënyrë që kur të punësohen të jenë të aftë në komunikim.”- u shpreh Tusha ndër të tjera.

Një tjetër nga të ftuarit e pranishëm në seminar, z. Roden Pajaj, Drejtor i burimeve njerëzore në kompaninë “Deloitte Albania” vuri theksin në nevojën që ka tregu i punës për specialist­ë të fushave të ndryshme.

“Ajo që do të donim ne si Deloitte do të ishte që vlera e masterit profesiona­l të ishtë më e lartë, pra njerëzit të fokusohesh­in tek masteri profesiona­l për të zhvilluar aftësitë e tyre analitike. Për ne është shumë e rëndësishm­e që studenti i diplomuar të ketë aftësi analitike dhe praktike, në mënyrë që të jetë i aftë të ecë përpara në karrierën e tij.”

Një nga industritë që po merr zhvillim të shpejtë në Shqipëri është turizmi dhe ishte pikërisht Zak Topuzi, kryetar i shoqatës Shqiptare të Turizmit, i cili foli për sfidat e zhvillimit që paraqet ky sektor në vend dhe kërkesat për të punësuar njerëz të kualifikua­r.

“Turizmi në Shqipëri është një nga industritë e rëndësishm­e. Gjeneron 1.2 miliardë euro mesatarish­t në vit, siguron 40.3% të eksporteve shqiptare, dhe siguron rreth rreth 150 mijë vende pune në mënyrë direkte, rreth 60 mijë në mënyrë indirekte. Por për më tepër zhvillim nevojiten standarde, të cilat nuk mund të realizohen nga njerëz që nuk janë të përgatitur si duhet profesiona­lisht, që nuk kanë njohuritë e duhura, që nuk kanë mbaruar shkollat e duhura, ndaj industria e turizmit në Shqipëri kërkon sa më shpejt, specialist­ët e duhur”, u shpreh ai.

Në seminarin e zhvilluar, UET përfitoi sugjerimet, nga vetë bizneset, në lidhje me rritjen e cilësisë së studentëve të cilët pas diplomimin do të përballen me pikërisht ketë treg e pune.

Në vitin e 10- të të programeve master, Universite­ti Europian i Tiranës bashkë me përfaqësue­s të biznesit bëri një analizë se si këto programe i janë përgjigjur kërkesave të tregut të punës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania