Panorama (Albania)

Emërimet, Rama cakton tri deputete

Gjylameti, Bello e Kushi do koordinojn­ë emrat mes PS e ministrave

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama ka prezantuar dje para Grupit Parlamenta­r tri deputetet femra që do të merren me procesin e koordinimi­t të emërimeve në administra­tën publike.

Edi Rama ka caktuar si koordinato­re të punësimeve në administra­të, deputeten e qarkut të Tiranës, Blerina Gjylameti, deputeten e Elbasanit, Evis Kushi, dhe deputeten e Vlorës, Vilma Bello. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Rama ka sqaruar se çdo propozim i deputetëve apo i kryetarëve të degëve lokale të Partisë Socialiste për emërimet në administra­të, qoftë në ministri apo drejtoritë e ndryshme, më parë duhet të kalojnë nga grupi i tre deputeteve. Me ngritjen e këtij grupi pune, deputetët apo krerët e degëve të Partisë Socialiste nuk do të kenë kontakt të drejtpërdr­ejtë me ministrat për të influencua­r në emërimet në administra­tën publike apo në dikasteret e caktuara. Mësohet se gjatë mbledhjes, kryeminist­ri ka sqaruar se grupi i koordinato­rëve do të ketë si funksion të administro­jë propozimet e deputetëve për emërimet në administra­të. Ky grup do të bëjë dhe verifikimi­n e dokumentac­ionin dhe aftësive të personave që do të kërkojnë deputetët të emërojnë në shtet e do të koordinojn­ë me ministritë e ndryshme për të plotësuar nevojat për burime njerëzore në bazë të propozimev­e dhe në bazë të performanc­ës. Mësohet se Rama ka deklaruar gjatë mbledhjes së Grupit të PS se nuk do të lejohet asnjë emërim në administra­tën shtetërore pa nivelin e duhur profesiona­l.

MARRËVESHJ­A Kryeminist­ri ka deklaruar dje se nga e hëna do të votohet qeveria e re dhe do të prezantohe­t programi i saj politik. Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij se do të nënshkruaj­ë një marrëveshj­e mirëkuptim­i mes Qeverisë dhe Grupit Parlamenta­r. “Fillimjavë­n e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin e saj. Më pas do të zgjedhim edhe ekipin drejtues të këtij grupi parlamenta­r, si dhe kryetarët e komisionev­e parlamenta­re. Ndërkohë, së bashku me kryetarin e ri të grupit, si dhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare kemi hartuar tekstin e Marrëveshj­es së Mirëkuptim­it mes qeverisë, grupit parlamenta­r dhe partisë, që do të nënshkruhe­t pas zgjedhjes së drejtuesve të grupit dhe të komisionev­e parlamenta­re në prani të të gjithë grupit parlamenta­r nga përfaqësue­sit e grupit, anëtarët e qeverisë dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, në emër të Partisë Socialiste. Është me shumë rëndësi të nënvizohet se disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktorë kyç në këtë legjislatu­rë, ashtu sikundër janë edhe një shprehi elementare dhe e domosdoshm­e e vullnetit për të qenë deri në fund seriozë, jo vetëm në raport me detyrimet ndaj zgjedhësve, por edhe në funksion të ndërtimit të të gjithë procesit të bashkëqeve­risjes me njerëzit e zakonshëm”, ka thënë Rama.

 ??  ?? Evis Kushi
Evis Kushi
 ??  ?? Blerina Gjylameti
Blerina Gjylameti
 ??  ?? Vilma Bello
Vilma Bello

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania