Panorama (Albania)

Rama në Grupin e PS: Ministrat, të zëvendësue­shëm

“Konkurrent­ët tanë gabojnë 100 herë nëse s’e votojnë Gramozin”

-

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, u ka bërë të qartë ministrave që nuk do të dorëzojnë mandatin e deputetit, siç bënë katërvjeça­rin e shkuar. Ministrat, sipas Ramës, do të mbajnë edhe mandatin e deputetit, pasi ata mund të jenë të zëvendësue­shëm në çdo kohë. Kryeminist­ri ka thënë se ministrat do të vlerësohen në bazë të performanc­ës dhe në rast se nuk arrihen objektivat, atëherë do të ketë zëvendësim­e. Personat e zgjedhur si ministra të kabinetit, sipas Ramës do të rikthehen të jenë deputetë të thjeshtë në Grupin Parlamenta­r, duke u lënë vendin emërimeve të reja. Po ashtu kryeminist­ri i ka porositur ministrat e rinj që asnjëri prej tyre të mos largohet jashtë shtetit gjatë ditëve të enjte, ku si gjithmonë zhvillohen seancat parlamenta­re. Duke qenë se ministrat do të kenë dhe të drejtë vote, ata do të duhet të jenë të pranishëm në çdo seancë për të formuar kuorumin e nevojshëm prej 74 man- datesh dhe për të votuar nismat e qeverisë. Edi Rama ka kërkuar që në legjislatu­rën e re të këtë një koordinim më të mirë mes Grupit Parlamenta­r të PS- së, Parlamenti­t dhe Qeverisë, për të qenë në një linjë me nismat ligjore që do të ndërmerren.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve të rinj, Kryeminis- tri Rama u ka dhënë dhe një mesazh demokratëv­e për kundërshti­në e kandidatur­ës së Gramoz Ruçit si kryetar i Parlamenti­t. Sipas kryeminist­rit, Ruçi është njeriu i duhur për postin e kryeparlam­entarit dhe se demokratët gabojnë nëse nuk e votojnë atë. “Dua që ta nënvizoj shumë qartë për të gjithë ata që na dëgjojnë, se Gramozi nuk është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë se është shoku ynë, por është shoku ynë, sepse është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.

Lejomëni që edhe në emrin e të gjithëve ju dhe të të gjithë atyre që na votuan më 25 qershor, t’u them konkurrent­ëve tanë demokratë se, nëse nuk e votojnë Gramozin nesër, gabojnë një herë, sepse refuzojnë deputetin me eksperienc­ën më të gjatë parlamenta­re, por duke e shënjestru­ar me topat e politikës së baltës, gabojnë 100 herë, sepse refuzojnë të kuptojnë që Shqipërisë as nuk i duhet dhe shqiptarët e shpërfilli­n lojën me topa balte mes politikanë­ve, sepse duan shtetin, punën dhe mirëqenien e tyre, që natyrisht nuk vijnë si rezultat i kësaj loje”, ka thënë Rama. Për kreun Qeverisë, sidoqoftë vota e opozitës, PS do të votojë me 74 votat e saj zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e kreut të Kuvendit. “Sidoqoftë, nesër ne do ta konfirmojm­ë me votën e shumicës së 25 qershorit kandidatur­ën e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit”, u shpreh kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania