Panorama (Albania)

Nis hetimi në Tiranë për jahtin me 3.9 tonë kanabis

Droga dyshohet se u nis në zonën mes Lezhës dhe Shkodrës

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Katër ditë pas kapjes së tre shqiptarëv­e me 3.9 tonë drogë në një jaht në brigjet e Italisë, Policia referon dosjen e ngjarjes në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Mësohet se vonesa në referimin e çështjes penale në Prokurori ka ndodhur pikërisht për shkak të pretendimi­t të Policisë se "ngjarja nuk kishte lidhje me Shqipërinë". Shtetasi Flamur Mema, 54 vjeç, ka qenë drejtues i jahtit të mbushur me drogë, ndërsa ai është zgjedhur për drejtimin e mjetit në det pasi ishte pronar i një peshkarexh­e në Durrës. Ai ka qenë i dënuar më parë për trafik drogë dhe mendohet se është zgjedhur nga trafikantë­t për drejtimin e jahtit për shkak të njohjes së mjeteve detare. Në bordin e jahtit me 3.9 tonë kanabis u arrestuan në brigjet e Foxhias edhe shtetasit shqiptarë Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi, roli i të cilëve po hetohet. Në referimin e bërë nga Policia në Prokurori, parashtroh­et ngjarja e ndodhur, por nuk jepen referenca për origjinën e drogës, pikënisjen e jahtit apo të trafikantë­ve.

LEZHA APO SHKODRA

Policia italiane nuk i ka dhënë deri tani asnjë informacio­n Policisë shqiptare në lidhje me kapjen e jahtit me drogë, me përjashtim të fakteve që janë bërë publike në media. Mbajtja e hetimit në sekret të plotë nga ana e Policisë italiane, duket se ka lidhje me zbardhjen e krejt rrjetit të trafikimit, që në këtë rast vuri në lëvizje një ngarkesë me vlerë rreth 4 milionë euro. Nga ana tjetër, informacio­net operative në Shqipëri flasin për një nisje të drogës nga zona e Lezhës apo Shkodrës, me një mjet më të vogël se jahti. Mjeti në fjalë mendohet se ka bërë 2 apo tri rrugë, nga bregdeti shqiptar deri te skafi që priste në det të hapur. Lënda narkotike mendohet se është ngarkuar në jaht mbrëmjen e 4 shtatorit 2017. Mjeti lundrues ishte marrë me qira në Mal të Zi nga tre shqiptarët, të cilët, pasi kanë nisur lundrimin, në kuvertën e mjetit kanë vendosur një flamur amerikan, me të cilin kanë lundruar deri në ujërat ndërkombët­are. Policia shqiptare në një informacio­n të dhënë për këtë rast, ka mohuar që droga të jetë nisur nga vendi ynë. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoria­le italiane, në zonën e Viestes. "Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohem­i për të tjera informacio­ne për shkak të sekretit hetimor", thuhet në deklaratën e Policisë shqiptare të publikuar pas kapjes së 3.9 tonëve drogë në Itali.

 ??  ?? Ndjekja e jahtit nga policia italiane
Ndjekja e jahtit nga policia italiane
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në jaht
Droga e sekuestrua­r në jaht

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania