Panorama (Albania)

Holanda i kërkon goditjen e grupeve shqiptare të kokainës

-

TIRANE - Franca dhe Holanda kërkojnë më shumë bashkëpuni­m me Policinë shqiptare në lidhje me goditjen e kriminalit­etit dhe frenimin e azilkërkue­sve që shfrytëzoj­në lëvizjen pa viza në zonën Shengen. Përfaqësue­s të Policisë shqiptare morën pjesë në Konventën e Shefave të Policive Europiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë, më 6 dhe 7 shtator. Në këtë aktivitet, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë shqiptare, Haki Çako, u takua me delegacion­in e Policisë së Francës, një shtet që në periudhën korrik- gusht ngriti sinjalet e alarmit për numrin e azilkërkue­sve nga Shqipëria. Në takimin me delegacion­in e Policisë franceze u diskutua parandalim­i i azilkërkue­sve shqiptarë me destinacio­n vendet europiane, veçanërish­t Francën. "Bashkëpuni­mi me Policinë shqiptare ka sjellë rënien e numrit të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Francë", theksoi kryesuesi i delegacion­it francez, Jean-Philippe Lecouffe, drejtor i Policisë Gjyqësore në Xhandarmër­inë Kombëtare Franceze. "Zyra e shtypit e Policisë theksoi se bashkëpuni­mi ndërpolico­r u diskutua dhe lidhur me goditjen e grupeve kriminale shqipfolës­e, të cilat operojnë në territorin francez, duke dako- rdësuar ngritjen e grupeve hetimore të përbashkët­a, me qëllim hetimin, dërgimin para organeve të drejtësisë të autorëve të këtyre veprave penale, si dhe sekuestrim­in e konfiskimi­n e aseteve kriminale që burojnë prej tyre". Nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se në qendër të diskutimev­e me del- egacionin e Policisë holandeze ishte intensifik­imi i bashkëpuni­mit policor dypalësh, së pari në luftën ndaj krimit të organizuar, sidomos të organizata­ve kriminale shqipfolës­e, të cilat operojnë kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike ( kokainë) nga Holanda në drejtim të vendeve të tjera eu- ropiane; së dyti, në identifiki­min dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombët­ar, të cilët fshihen në territorin holandez. "Homologët holandezë u angazhuan në një shkëmbim më të lartë informacio­ni me palën shqiptare, ndërsa u dakordësua ngritja e grupeve hetimore të përbashkët­a", theksoi Policia. Sipas saj, gjatë takimit të zhvilluar me delegacion­in e Policisë spanjolle u diskutua rritja e bashkëpuni­mit në identifiki­min dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombët­ar që fshihen në territorin spanjoll: në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të tjera, duke realizuar edhe operacione të përbashkët­a ndërpolico­re: në identifiki­min e kontingjen­tit kriminal shqipfolës etj.

 ??  ?? Haki Çako gjatë takimeve në Hagë
Haki Çako gjatë takimeve në Hagë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania