Panorama (Albania)

OPERACIONI "CHAT LINE 3"

-

Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelitë e paraburgim­it gjashtë femra të arrestuara si pjesë e një rrjeti të prostituci­onit virtual në kryeqytet.

Ato dhe një 33- vjeçar u prangosën tri ditë më parë gjatë operacioni­t policor të koduar "Chat line 3". Dafina Tresa, 33- vjeçarja e akuzuar si administra­tore e studios, ku ofroheshin shërbime seksuale online, do të hetohet në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Gjykata caktoi këtë masë ndaj saj, me kërkesë të përfaqësue­sit të Prokuroris­ë në sallën e gjyqit. Prokurori Enkeled Gjini e argumentoi kërkesën me ndryshimet që ka pësuar Kodi Penal, sipas të cilit për disa vepra penale, përfshi edhe ato për të cilat akuzohet Tresa, nuk mund të caktohet masë "arrest në burg", kur e dyshuara ka fëmijë të mitur nën tre vjeç. Më herët, prokurori sqaroi se Tresa ishte nënë e dy fëmijëve, 1 dhe 5 vjeç. E dyshuara u shfajësua para gjykatës, duke mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, atë të "shfrytëzim­it të prostituci­onit" dhe "mbajtjes së lokaleve për prostituci­on". Përmes avokatit mbrojtës të saj, Stefan Topalli, ajo kërkoi lirim nga qelia. "Nuk e dija që kjo veprimtari ishte vepër penale. Sa për vajzat, ato kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri", është shprehur Tresa. Për të njëjtat akuza, gjykata vendosi dje masën "arrest në burg" për bash- Operacioni policor i koduar "Chat line 3" u finalizua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës. Gjatë këtij operacioni u arrestua administra­torja e studios, Dafina Tresa, një person i dyshuar si bashkëpunë­tor i saj, Artur Bakalli, si edhe pesë vajza të reja të moshave nga 19 deri në 21 vjeç. Sipas Policisë, këto të fundit ishin shfrytëzua­r për prostituci­on virtual. Në banesën me qira, të përshtatur si një studio erotike, Policia sekuestroi 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 laptopë dhe lodra seksuale. këpunëtori­n e saj, Artur Bakalli. Ai mohoi të kishte dijeni se çfarë ndodhte në apartament­in e marrë me qira nga Tresa në një pallat në kryeqytet. Po me vendim të gjyqtarit Bledar Abdullai, nga qelia u liruan edhe pesë vajzat e akuzuar për "prostitu- cion". Për to u caktua masa "detyrim për paraqitje".

PAGESAT

Sipas hetimit paraprak të çështjes dhe të dhënave të siguruara deri në përballjen e të dyshuarve me gjykatë, ka rezultuar se prostituci­oni virtual ka siguruar të ardhura të konsiderue­shme mujore. Sipas Prokuroris­ë, referuar deklarimev­e të të dyshuarve, secila prej tyre ka fituar në muaj shuma që varionin nga një deri në katër milionë lekë të vjetër. Ndërkohë, mendohet se pagesa që u jepej vajzave nga ana administra­tor- es së studios erotike shkonte deri në 100 mijë lekë të rinj në muaj.

SI FUNKSIONON­TE

Sipas hetimeve të Prokuroris­ë, vajzat e punësuara nga ana e 32- vjeçares Tresa ishin studente. Ende nuk është mësuar se si është

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania