Panorama (Albania)

Atentat me armë në lokal ish- punonjësit të bashkisë

Katër agresorët arritën t'i shpëtojnë ndjekjes së policisë

- LEZHE/ ELVIS HILA

Pronari i një lokali ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin e Laçit, pas një sherri me katër të rinj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 00 të mbrëmjes të së enjtes, ku ndaj Rudolf Tomës, 32 vjeç, banues në Laç, u qëllua disa herë me pistoletë. Gjithçka ka nisur pasi një grup të rinjsh prej katër personash kishin shkuar në lokalin e 32- vjeçarit, ish- punonjës i Bashkisë së Kurbinit, me një automjet tip "Benz". Me të mbërritur në lokal, të rinjtë kanë nisur të konfliktoh­en me Tomën dhe në përplasje e sipër, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tij. Nga të shtënat, 32-vjeçari mori plagë në këmbë dhe në pjesën e barkut. Toma u dërgua me urgjencë në spitalin e Laçit, ku pasi mori ndihmën e parë, u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku bëhet e ditur se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa katër të rinjtë, të cilët nuk janë identifiku­ar ende, janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre duke i shpëtuar policisë. Pavarësish­t se u ngritën disa postblloqe kontrolli dhe u kreh zona ku ndodhi plagosja, Policia nuk ka rënë ende në gjurmën e autorëve. Nga hetimet e para, dyshohet se mes pronarit të lokalit dhe grupit të të rinjve ka pasur një konflikt të hershëm, që përfundoi me plagosjen e 32-vjeçarit. Mësohet se Rudolf Toma më parë ka qenë pjesë e administra­tës së Bashkisë së Kur- binit, ndaj dhe hetimet janë përqendrua­r te ndonjë konflikt që mund të ketë pasur gjatë punës në këtë institucio­n. Nga ana tjetër, nga të dhënat e Policisë, Toma nuk rezulton të jetë person me precedent penal. "Më datë 07.09.2017, rreth orës 22: 15, është marrë njoftim se në lagjen nr. 3 Laç, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi R. T., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Janë ng- ritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes", bën të ditur zyrtarisht Policia.

 ??  ?? I plagosuri Rudolf Toma
I plagosuri Rudolf Toma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania