Panorama (Albania)

I mori flakë makina në ecje, digjet në mbi 70% të trupit

-

BULQIZË - Po kthehej nga Peshkopia për në Krujë, i merr flakë në ecje automjeti. Në gjendje të rëndë, drejtuesi mori 70% djegie në trup. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21: 30, në aksin kombëtar BulqizëKlo­s, në afërsi të vendit të quajtur "Qafa e Buallit". Sektori i Policisë Klos është njoftuar se një makinë është përfshirë nga flakët dhe një person ka pësuar djegie të mëdha. I dëmtuari është dërguar me shpejtësi në spitalin e qytetit të Bulqizës dhe i ësh- të dhënë ndihma e parë nga bluzat e bardha. Mjekët thanë se bëhej fjalë për Shkëlqim Çelën nga Fushë- Kruja. Sipas tyre, trupi i tij është djegur në mbi 70% të sipërfaqes trupore dhe në këto rrethana është transportu­ar me shpejtësi drejt kryeqyteti­t për kurim më të specializu­ar. Sipas Policisë, 42- vjeçari po kthehej nga qyteti i Peshkopisë, ku ishte për të vizituar në spital Baba Ismail Jangullin, babain e Teqes së Bllacës. Ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip "Ford", me targa AA 779 AJ, në aksin Bulqizë- Klos, makina e tij ësh- të përfshirë nga flakët. Sipas bluve të Matit, Çela udhëtonte i vetëm dhe është përpjekur të shuajë flakët e makinës, por rrobat e tij janë përfshirë nga flakët, duke bërë që të mos jetë në gjendje t'i shuajë ato. I pushtuar nga flakët, Çela është gjetur nga shoferët e linjës Tiranë- Peshkopi disa metra larg makinës, e cila është djegur plotësisht. Kalimtarët i kanë ofruar ndihmë duke e transportu­ar drejt spitalit të qytetit në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a. l.

 ??  ?? Makina me të cilën udhëtonte Shkëlqim Çela
Makina me të cilën udhëtonte Shkëlqim Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania