Panorama (Albania)

NDJEKJE PENALE PËR AGRESORIN

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Vera Kodra është një nënë e divorcuar me tre fëmijë.

Divorci i 40- vjeçares është kthyer në një makth për shkak të çështjes së pronësisë së banesës ku ajo jetonte gjatë martesës me bashkëshor­tin e saj, Festim Kodra, dhe tre fëmijët. Pronësia për këtë banesë, pjesë e së cilës është edhe ajo, është bërë shkak për dhunë ndaj saj nga ish- kunati, i cili banon gjithashtu ngjitur me vëllanë e tij të divorcuar. Pas ndarjes, Vera është kthyer në vendin e saj të lindjes, në Orenjë të Librazhdit, bashkë me fëmijët. Por vetëm pak ditë më parë, ajo është dhunuar fizikisht nga ish- kunati, i cili gjithashtu nuk ka kursyer as dy vajzat e saj, 13 dhe 17 vjeçe. Pavarësish­t denoncimit, Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për agresorin, Kalem Kodrën, ku ky i fundit ka përfituar nga fakti se është i verbër. Për këtë arsye, Vera u bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos lejojnë që fati i saj të jetë si ai i Fildes Hafizit, gjyqtares së vrarë nga ish- bashkëshor­ti. 40- vjeçarja shprehet se ka frikë të dalë bashkë me vajzat për shkak se përndiqet nga njerëzit e ishbashkës­hortit. Pavarësish­t se ka shkuar disa herë në polici, Policia e Elbasanit, pas denoncimit të ngjarjes nga 40vjeçarja Vera Kodra, ka nisur procedim penal në ngarkim të Kalem Kodrës. Ndaj 50- vjeçarit ka nisur hetim në gjendje të lirë për dhunë ndaj personave me lidhje familjare. Ndërkohë, nga ana tjetër, kohë më parë prokuroria ka lëshuar urdhër mbrojtjeje ndaj tij, nisur nga fakti edhe se është i verbër. deri tani nuk ka asnjë urdhër mbrojtjeje për të. "Në datën 27 të muajit gusht, ish- kunati im, Kalem Kodra, bashkë me djalin e motrës së tij, Everestin, vijnë në shtëpinë time dhe nisin të më ofendojnë me fjalë fyese. Në atë moment unë isha në oborrin e shtëpisë dhe po mblidhja dru. Sapo e pashë, tentova të mbyll derën e oborrit, por ishte e pamundur", kështu rrëfen Vera për herën e fundit që është dhunuar nga ish- kunati. Duke e di- tur se ai është njeri i dhunshëm, pasi sipas saj ai dhunon edhe gruan, fëmijët, madje edhe vëllanë e tij, ish- burrin e Verës, 40- vjeçarja thotë se ka tentuar të shmanget dhe të largohet në fund të oborrit, por duket se viktimë e dhunës mbetën dy vajzat, 17 dhe 13 vjeçe. "Vajza ime e pa xhaxhain në derë bashkë me djalin e hallës dhe del për t'i ndaluar që të mos vinin tek unë, por këta të fundit e kapin Blerinën njëri prej fyti dhe tjetri prej flokësh", tregon Vera. Nga ana e saj, vajza 17 vjeçe, Blerina, rrëfen se në moment i ka rënë gjendje të fikëti. "Kur hapa sytë, pashë që ata kishin kapur motrën time dhe nisën ta rrihnin", shprehet Blerina. Vajza më e madhe kërkon ndihmë nga organet e sistemit të drejtësisë pasi sipas saj është e padrejtë që xhaxhai të marrë urdhër mbrojtjeje, kur ato janë dhunuar prej tij. Blerina thotë se i gjithë strumbulla­ri i dhunës është shtëpia e familjes në Elbasan. Kjo pasi familja e babait të tyre kërkojnë që Vera Kodra të heqë dorë nga pronësia e banesës. "Tani shkojmë dhe në shkollë e nuk dimë si të ruhemi. Ata e bëjnë të gjithë këtë që ne t'u lëmë shtëpinë, që të largohemi nga shtëpia dhe t'ia lëmë të gjitha atij. Ku ka ligj që të mbrojë një dhunues, ndaj dhe kërkojmë ndihmën e Policisë që të marrë masat për të na ruajtur dhe mbrojtur familjen tonë. Ata duan shtëpinë tonë, por kjo nuk është e drejtë", tregon Blerina. Nëna e tre fëmijëve në fund kërkon ndihmë me lot në sy, duke thënë se nuk dëshiron që fati i saj të jetë si i gjyqtares së ndjerë, Fildes Hafizi, e cila u vra nga ishbashkës­horti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania