Panorama (Albania)

Burri rreh gruan, e kërcënon nga burgu edhe pas arrestimit

-

TIRANE - Burri i arrestuar për dhunë në familje kërcënon gruan nga burgu edhe pas arrestimit. Policia ka proceduar penalisht 40vjeçarin me inicialet A. L., i akuzuar se ka kërcënuar bashkëshor­ten e tij. Shtetasi, i cili ndodhet në burgun e Rrogozhinë­s, akuzohet se ka telefonuar gruan me inicialet E. L. dhe e ka kanosur. "Do të pendohesh për atë që bëre. Nuk do të shpëtosh nga unë", i ka thënë 40- vjeçari bashkëshor­tes së tij. Pas këtij kërcënimi, ka qenë bashkëshor­tja e 40- vjeçarit, e cila ka denoncuar ngjarjen pranë Komisariat­it nr. 1. Ajo ka thënë se i shoqi e ka kërcënuar duke i thënë se "më fute në burg, por do ta shikosh kur të dal". Nga verifikimi i telefonatë­s, Policia ka njoftuar se është dokumentua­r kërcënimi që shtetasi i burgosur me iniciale A. L. i kishte bërë bashkëshor­tes së tij. Policia e Tiranës bëri me dije se pas hetimeve të para, e ka referuar ngjarjen në Prokurori, ku e akuzon për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Kjo vepër penale parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg. Ndërkohë një tjetër rast dhune është regjistrua­r në kryeqytet me autore gruan dhe të dëmtuar burrin. "Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhersh­me për shtetasin Q. B., vjeç 41, i dënuar me parë, pasi dyshohet se ish- bashkëshor­tja H. B., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ushtruar në vazhdimësi dhunë psikologji­ke ndaj tij", ka thënë Policia. Sipas saj, materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëni­et familjare". Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Kavajë, ku sipas policisë, më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për shtetasin J. K., 43 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes E. K., 30 vjeçe, së cilës iu plotësua kërkesëpad­ia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. "Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëni­et familjare", ka bërë me dije Policia. Pas denoncimev­e për dhunë në familje, sipas ligjeve në fuqi, Policia plotëson dosjen e urdhrit të mbrojtjes për palën e dëmtuar. Dosja më pas i kalon Gjykatës për shqyrtim, ku vendoset lëshimi ose jo i urdhrit të mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania