Panorama (Albania)

Modeli nga Puka nudo në Bruksel, poza që Kevin Kola e fshiu menjëherë

-

Modeli nga Puka, Kevin Kola, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Facebook, pasi postoi një foto ku shfaqej tërësisht nudo. Aktualisht ai ndodhet në Bruksel, por ka habitur pa fund me foton e fundit, të cilën e kishte shoqëruar me këto fjalë: “Arti nuk mund të ekzistojë ose të evoluojë, nëse bukuria lakuriqe nuk shfaqet. Trupi i njeriut është kryevepra më e madhe artistike e natyrës. Kevin Kola, Bruksel, 6 shtator 2017”. Ndër të tjera ai shkruante: “Nuk jam as nuk kam qenë kurrë perfekt, dhe kjo mund të shihet te muskujt e paformuar, nishanet e shumta dhe qimet trupore. Mesazhi im është: “Keni besim në vete dhe në lëkurat tuaja, sepse askujt në këtë botë nuk i detyroheni perfeksion!”. Por guximi i modelit nuk zgjati shumë, pasi ai vendosi ta fshinte foton në fjalë brenda disa minutave. Kevin, përveç karrierës personale si model, njihet si miku dhe menaxheri personal i Armela Hysenit, një prej vajzave më të bukura të “Big Brother 9”. Gjatë qëndrimit të Armelës në shtëpi, ai rrëfeu se e ka njohur nga një shoqëri e përbashkët dhe se u afruam menjëherë pasi “të dy jemi natyra shumë gazmore dhe të hareshme”, tha ai. Tashmë, pas famës që mori në “BB”, Armela ia ka besuar Kolës imazhin si modele. Nuk dihet nëse mund t’i shohim të dy pjesë e të njëjtit projekt, duke qenë se i janë përkushtua­r fushës së modës. Ndërkohë guximi i Kevinit për të postuar një foto nudo nuk është diçka që ndodh shpesh në botën e modelëve shqiptarë. Krahasuar me vajzat VIP, ata janë gjithmonë më të ndrojtur në realizimin e fotove nudo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania